1
1 Selanikasve 5:16-18
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Gëzohuni gjithmonë. Lutuni pa pushim. Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.
Krahaso
Eksploroni 1 Selanikasve 5:16-18
2
1 Selanikasve 5:23-24
Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenia juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë.
Eksploroni 1 Selanikasve 5:23-24
3
1 Selanikasve 5:15
Kini mendjen se mos ndokush ia kthen dikujt të keqen me të keqe. Gjithmonë kërkoni të mirën për njëri-tjetrin dhe për të gjithë.
Eksploroni 1 Selanikasve 5:15
4
1 Selanikasve 5:11
Prandaj ngushëlloni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për t'u rritur në besim, sikurse edhe po bëni.
Eksploroni 1 Selanikasve 5:11
5
1 Selanikasve 5:14
O vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t'i ngushëlloni zemërlëshuarit, t'i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë.
Eksploroni 1 Selanikasve 5:14
6
1 Selanikasve 5:9
Perëndia nuk na caktoi të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht
Eksploroni 1 Selanikasve 5:9
7
1 Selanikasve 5:5
ju të gjithë jeni bij të dritës dhe bij të ditës. Ne nuk jemi as të natës, as të errësirës.
Eksploroni 1 Selanikasve 5:5