1
Psalmet 32:8
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
«Do të të jap mençuri e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj, do të të jap këshilla e sytë mbi ty do t'i mbaj».
Krahaso
Eksploroni Psalmet 32:8
2
Psalmet 32:7
Ti je vendstrehimi im, ti më ruan prej fatkeqësisë e me brohori shpëtimi më rrethon. selah
Eksploroni Psalmet 32:7
3
Psalmet 32:5
Atëherë të dëfteva mëkatin tim e fajin tim nuk ta fsheha. Thashë: «Do t'ia rrëfej paudhësitë ZOTIT»; ti e fale fajin e mëkatin tim. selah
Eksploroni Psalmet 32:5
4
Psalmet 32:1
Lum kujt iu fal faji, që mëkati iu mbulua.
Eksploroni Psalmet 32:1
5
Psalmet 32:2
Lum njeriu, që ZOTI nuk e gjykon fajtor, në shpirtin e të cilit nuk ka dredhi.
Eksploroni Psalmet 32:2
6
Psalmet 32:6
Le të të lutet për këtë çdo besnik në kohë mundimesh të mëdha dhe vërshimi i ujërave përmbytës nuk ka për ta zënë.
Eksploroni Psalmet 32:6
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video