1
Fjalët e urta 3:5-6
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Beso në ZOTIN me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde. Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Krahaso
Eksploroni Fjalët e urta 3:5-6
2
Fjalët e urta 3:7
Mos të të duket vetja i urtë, por druaj ZOTIN e largohu nga e keqja.
Eksploroni Fjalët e urta 3:7
3
Fjalët e urta 3:9-10
Ndero ZOTIN me tërë begatinë tënde, me frytet e para të çdo të vjele, se drithnikët e tu do të mbushen plot e vozat e tua do të pëlcasin nga vera.
Eksploroni Fjalët e urta 3:9-10
4
Fjalët e urta 3:3
Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate
Eksploroni Fjalët e urta 3:3
5
Fjalët e urta 3:11-12
Biri im, mos e shpërfill mësimin e ZOTIT e mos u bezdis nga qortimi i tij, se ZOTI e ndreq atë që e do, porsi një atë birin e dashur.
Eksploroni Fjalët e urta 3:11-12
6
Fjalët e urta 3:1-2
Biri im, mos i harro udhëzimet e mia e mbaj në zemër urdhërimet e mia, se ditë të shumta, vite jete e paqe do të të japin.
Eksploroni Fjalët e urta 3:1-2
7
Fjalët e urta 3:13-15
Lum njeriu që e ka gjetur urtinë, lum ai që ka kapur arsyen, është më e vlefshme se argjendi, më e dobishme se ari, më e çmueshme se margaritarët, e pakrahasueshme me asnjë kënaqësi.
Eksploroni Fjalët e urta 3:13-15
8
Fjalët e urta 3:27
Po të jetë në dorën tënde, mos ia moho të mirën atij që i takon.
Eksploroni Fjalët e urta 3:27
9
Fjalët e urta 3:19
ZOTI e themeloi tokën me urti e me mençuri i nguliti qiejt.
Eksploroni Fjalët e urta 3:19
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video