1
Luka 23:34
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pastaj Jezui tha: «Atë, fali, se nuk dinë çfarë bëjnë». Dhe ata hodhën short për të ndarë rrobat e tij.
Krahaso
Eksploroni Luka 23:34
2
Luka 23:43
Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them, sot ti do të jesh me mua në parajsë».
Eksploroni Luka 23:43
3
Luka 23:42
Pastaj tha: «Jezu, kujtohu për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde».
Eksploroni Luka 23:42
4
Luka 23:46
Atëherë Jezui thirri me zë të lartë e tha: «Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim ». Pasi tha këto, dha shpirt.
Eksploroni Luka 23:46
5
Luka 23:33
Kur arritën te vendi që quhej: «Kafka», kryqëzuan aty Jezuin dhe të dy keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij.
Eksploroni Luka 23:33
6
Luka 23:44-45
Aty nga mesdita, errësira mbuloi gjithë tokën deri në orën tre pasdite. Dielli u zu e veli i tempullit u gris më dysh.
Eksploroni Luka 23:44-45
7
Luka 23:47
Kur pa çfarë kishte ndodhur, kryeqindësi përlëvdoi Perëndinë e tha: «Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë».
Eksploroni Luka 23:47
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video