1
Jakobi 3:17
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ndërsa urtia që vjen nga lart, së pari është e pastër, pastaj paqësore, e butë, e bindur, plot me mëshirë dhe me fryte të mira, e paanshme e jo hipokrite.
Krahaso
Eksploroni Jakobi 3:17
2
Jakobi 3:13
Cili nga ju është i urtë e i mençur? Ai le ta tregojë këtë me sjelljen e tij të mirë dhe me veprat e bëra me butësi e me urti.
Eksploroni Jakobi 3:13
3
Jakobi 3:18
Fryti i drejtësisë mbillet paqësisht nga ata që bëjnë paqen.
Eksploroni Jakobi 3:18
4
Jakobi 3:16
Atje ku ka smirë e grindje, ka trazirë dhe gjithfarë gjërash të liga.
Eksploroni Jakobi 3:16
5
Jakobi 3:9-10
Me të bekojmë Zotin e Atin dhe po me të mallkojmë njerëzit që janë krijuar sipas përngjasimit të Perëndisë. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezërit e mi, nuk duhet të ndodhë kështu.
Eksploroni Jakobi 3:9-10
6
Jakobi 3:6
Gjuha është zjarr e botë padrejtësie. Ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona dhe ndyn gjithë trupin. Ajo e bën shkrumb gjithë rrjedhën e jetës sonë dhe ndizet prej Gehenës.
Eksploroni Jakobi 3:6
7
Jakobi 3:8
Por gjuhën nuk ka mundur ta zbusë asnjeri. Ajo është një e keqe e papërmbajtshme dhe plot me helm vdekjeprurës.
Eksploroni Jakobi 3:8
8
Jakobi 3:1
Vëllezërit e mi, mos u bëni shumë prej jush mësues, sepse e dini se do të gjykohemi më ashpër
Eksploroni Jakobi 3:1
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video