1
Jakobi 1:2-3
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Vëllezërit e mi, gëzohuni kur ndeshni tundime të ndryshme, sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin.
Krahaso
Eksploroni Jakobi 1:2-3
2
Jakobi 1:5
Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim
Eksploroni Jakobi 1:5
3
Jakobi 1:19
Vëllezërit e mi të dashur, dijeni se çdo njeri duhet të jetë i gatshëm për të dëgjuar, i ngadaltë për të folur dhe i ngadaltë në zemërim.
Eksploroni Jakobi 1:19
4
Jakobi 1:4
Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.
Eksploroni Jakobi 1:4
5
Jakobi 1:22
Bëhuni zbatues të fjalës dhe jo vetëm dëgjues që gënjejnë veten.
Eksploroni Jakobi 1:22
6
Jakobi 1:12
Lum ai njeri që duron tundimet, sepse, pasi të ketë kaluar sprovën, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan.
Eksploroni Jakobi 1:12
7
Jakobi 1:17
Çdo e mirë që na është dhënë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart dhe zbret nga Ati i dritave qiellore. Perëndia nuk ndryshon dhe nuk lë hije ndryshimi.
Eksploroni Jakobi 1:17
8
Jakobi 1:23-24
Sepse nëse dikush është vetëm dëgjues i fjalës dhe jo zbatues i saj, ai i ngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij të vërtetë në pasqyrë, por pasi shihet, ikën e menjëherë harron sesi ishte.
Eksploroni Jakobi 1:23-24
9
Jakobi 1:27
Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.
Eksploroni Jakobi 1:27
10
Jakobi 1:13-14
Askush, kur tundohet, të mos thotë: «Jam tunduar nga Perëndia». Perëndia nuk tundohet nga e keqja dhe nuk tundon askënd. Secili tundohet nga lakmia e vet, që e josh dhe e mashtron.
Eksploroni Jakobi 1:13-14
11
Jakobi 1:9
Vëllai i varfër le të krenohet, se do ta lartësojë Perëndia
Eksploroni Jakobi 1:9
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video