1
Isaia 43:19
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë.
Krahaso
Eksploroni Isaia 43:19
2
Isaia 43:2
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë
Eksploroni Isaia 43:2
3
Isaia 43:18
Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni.
Eksploroni Isaia 43:18
4
Isaia 43:1
E tani kështu thotë ZOTI, ai që të krijoi, o Jakob, ai që të dha trajtë, o Izrael: mos ki frikë, se të kam shpenguar, të kam thirrur me emër, i imi je ti!
Eksploroni Isaia 43:1
5
Isaia 43:4
Ti je i çmuar në sytë e mi, ke vlerë e unë të dua. I jap njerëzit në këmbim për ty, popujt në këmbim të jetës sate.
Eksploroni Isaia 43:4
6
Isaia 43:3
se unë jam ZOTI, Perëndia yt, i shenjti i Izraelit, shpëtimtari yt. Për ty dhashë si peng Egjiptin, me ty këmbeva Kushin e Sebën.
Eksploroni Isaia 43:3
7
Isaia 43:5
Mos ki frikë, se unë jam me ty, pasardhësit e tu do t'i kthej prej lindjes, do t'ju mbledh bashkë prej perëndimit.
Eksploroni Isaia 43:5
8
Isaia 43:25
Unë, unë jam ai që, për hirin tim, i shlyej paudhësitë e tua, e mëkatet e tua nuk i kujtoj.
Eksploroni Isaia 43:25
9
Isaia 43:10
Ju jeni dëshmitarët e mi, kumton ZOTI, shërbëtorët e mi, që vetë i zgjodha, që të më njihni e të besoni në mua, që të kuptoni se unë jam. Para meje nuk kishte asnjë perëndi e pas meje tjetër s'do të ketë.
Eksploroni Isaia 43:10
10
Isaia 43:11
Unë e vetëm unë jam ZOTI, veç meje shpëtimtar tjetër s'ka.
Eksploroni Isaia 43:11
11
Isaia 43:13
Që prej amshimit unë jam po ai, asgjë s'i shpëton dorës sime, çka bëj unë, kush mund ta zhbëjë?
Eksploroni Isaia 43:13
12
Isaia 43:20-21
Egërsirat do të më japin lavdi, çakejtë e këlyshët e strucit, se ujin çova në shkretëtirë, lumenjtë në vendin e shkretë, që t'i jap për të pirë popullit tim, të zgjedhurit tim, popullit që e krijova për vete e që do të shpallë lavdinë time.
Eksploroni Isaia 43:20-21
13
Isaia 43:6-7
Veriut do t'i them: «Dorëzoma!» e jugut: «Mos i mbaj!». Ktheji bijtë e mi prej së largu, bijat e mia prej skajeve të tokës, tërë ata që thirren me emrin tim, që i krijova për nderin tim, që u dhashë trajtë e i bëra.
Eksploroni Isaia 43:6-7
14
Isaia 43:16-17
Kështu thotë ZOTI, që udhë hapi në det, shteg kalimi mes ujërave të furishme, që bëri të dalin karroca lufte e kuaj, ushtri e luftëtarë trima, që u plandosën e më s'u ngritën, që u shuan e si kandili u fikën
Eksploroni Isaia 43:16-17
15
Isaia 43:15
Unë jam ZOTI, i shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti yt.
Eksploroni Isaia 43:15
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video