1
Kolosianëve 3:13
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Durojeni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur.
Krahaso
Eksploroni Kolosianëve 3:13
2
Kolosianëve 3:2
Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë.
Eksploroni Kolosianëve 3:2
3
Kolosianëve 3:23
Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit
Eksploroni Kolosianëve 3:23
4
Kolosianëve 3:12
Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.
Eksploroni Kolosianëve 3:12
5
Kolosianëve 3:16-17
Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore! Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.
Eksploroni Kolosianëve 3:16-17
6
Kolosianëve 3:14
Mbi të gjitha, kini dashuri, sepse dashuria do t'ju bashkojë në mënyrë të përsosur.
Eksploroni Kolosianëve 3:14
7
Kolosianëve 3:1
Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë.
Eksploroni Kolosianëve 3:1
8
Kolosianëve 3:15
Paqja e Krishtit, në të cilën Perëndia ju ka thirrur të jeni të bashkuar si një trup i vetëm, mbretëroftë në zemrat tuaja. Jini mirënjohës!
Eksploroni Kolosianëve 3:15
9
Kolosianëve 3:5
Bëjini të vdesin gjërat tuaja tokësore: kurvërinë, ndyrësinë, epshet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari.
Eksploroni Kolosianëve 3:5
10
Kolosianëve 3:3
Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj qëndron e fshehur me Krishtin te Perëndia.
Eksploroni Kolosianëve 3:3
11
Kolosianëve 3:8
Por tani, hidhini tej të gjitha: zemërimin, mërinë, ligësinë, sharjet dhe fjalët e ndyra që nxirrni nga goja.
Eksploroni Kolosianëve 3:8
12
Kolosianëve 3:9-10
Mos gënjeni njëri-tjetrin, sepse e keni zhveshur njeriun e vjetër, bashkë me sjelljet e tij, dhe keni veshur njeriun e ri, që përtërihet vazhdimisht, sipas shëmbëllimit të Perëndisë që e krijoi, që ta njihni plotësisht Perëndinë.
Eksploroni Kolosianëve 3:9-10
13
Kolosianëve 3:19
Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to!
Eksploroni Kolosianëve 3:19
14
Kolosianëve 3:20
Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit!
Eksploroni Kolosianëve 3:20
15
Kolosianëve 3:18
Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit!
Eksploroni Kolosianëve 3:18
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video