Davidi i tha Abishait dhe të gjithë shërbëtorëve të tij: «Edhe im bir, që ka dalë prej meje, kërkon të ma marrë jetën! Aq më tepër ky benjaminas. Lëreni të mallkojë, se kështu i ka thënë ZOTI. Ndoshta ZOTI e sheh mjerimin tim dhe, në vend të mallkimit të sotëm, më sjell bekim».