1
2 Mbretërve 6:17
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pastaj Eliseu u lut e tha: «O ZOT, të lutem, hapi sytë e shërbëtorit tim, që të shikojë!». Atëherë ZOTI ia hapi sytë shërbëtorit të Eliseut dhe, ja, përreth Eliseut pa malin të mbushur me kuaj e me karroca të zjarrta.
Krahaso
Eksploroni 2 Mbretërve 6:17
2
2 Mbretërve 6:16
Eliseu iu përgjigj: «Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta».
Eksploroni 2 Mbretërve 6:16
3
2 Mbretërve 6:15
Të nesërmen, shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit herët dhe, kur doli jashtë, pa një ushtri me kuaj e karroca lufte, që kishte rrethuar qytetin. Shërbëtori i tha Eliseut: «Ah, imzot, çfarë do të bëjmë?».
Eksploroni 2 Mbretërve 6:15
4
2 Mbretërve 6:18
Kur armiqtë u hodhën në sulm kundër Eliseut, ai iu lut ZOTIT e tha: «Të lutem, verboi të gjithë këta njerëz!». Atëherë Zoti i verboi, që të mos shihnin më, sipas kërkesës së Eliseut.
Eksploroni 2 Mbretërve 6:18
5
2 Mbretërve 6:6
Njeriu i Perëndisë e pyeti: «Ku ra?». Ai i tregoi vendin. Eliseu këputi një copë dru, e hodhi në atë vend dhe, ja, hekuri i sëpatës doli mbi ujë.
Eksploroni 2 Mbretërve 6:6
6
2 Mbretërve 6:5
Ndërsa njëri prej tyre po priste një pemë, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Atëherë ai bërtiti: «Sa keq, imzot! Këtë sëpatë e kisha marrë hua».
Eksploroni 2 Mbretërve 6:5
7
2 Mbretërve 6:7
Pastaj Eliseu i tha: «Kape!». Ai shtriu dorën dhe e mori.
Eksploroni 2 Mbretërve 6:7
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video