1
1 Gjonit 2:15-16
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të. Gjithçka që është në botë, epshet trupore, lakmia e syve dhe mburrja për gjërat e kësaj jete, nuk janë nga Ati, por nga bota.
Krahaso
Eksploroni 1 Gjonit 2:15-16
2
1 Gjonit 2:17
Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.
Eksploroni 1 Gjonit 2:17
3
1 Gjonit 2:6
Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë në të njëjtën udhë nëpër të cilën eci Jezu Krishti.
Eksploroni 1 Gjonit 2:6
4
1 Gjonit 2:1
Bijtë e mi, këto gjëra jua shkruaj që të mos mëkatoni. Por edhe nëse dikush mëkaton, mbrojtës tek Ati kemi Jezu Krishtin, të drejtin.
Eksploroni 1 Gjonit 2:1
5
1 Gjonit 2:4
Ai që thotë: «Unë e kam njohur Perëndinë», por nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.
Eksploroni 1 Gjonit 2:4
6
1 Gjonit 2:3
Nëse zbatojmë urdhërimet e tij, atëherë e dimë se e kemi njohur atë.
Eksploroni 1 Gjonit 2:3
7
1 Gjonit 2:9
Ai që thotë se është në dritë, por urren vëllanë e vet, ai është ende në errësirë.
Eksploroni 1 Gjonit 2:9
8
1 Gjonit 2:22
Kush është gënjeshtari, pra? A nuk është ai që mohon se Jezui është Krishti? Ai është antikrishti, ai që mohon Atin dhe Birin.
Eksploroni 1 Gjonit 2:22
9
1 Gjonit 2:23
Ai që mohon Birin, nuk e ka as Atin. Ai që e rrëfen Birin, e ka edhe Atin.
Eksploroni 1 Gjonit 2:23
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video