Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 5:8

Himni I Hirit
5 dite
Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë që këndohet mbi ju.

I pavendosur?
7 ditë
Ende nuk e keni ndarë mendjen për Perëndinë? Nuk jeni me të vërtetë i sigurt se çfarë besoni? Kaloni shtatë ditët e ardhshme duke eksploruar Biblën dhe shihni atë që Perëndia ju zbulon për natyrën e tij të vërtetë. Kjo është mundësia juaj për të lexuar historinë për veten tuaj dhe për të vendosur se çfarë besoni. Ideja e Perëndisë është shumë e rëndësishme për ju që të jeni ende të pavendosur.

Kryq dhe Kurorë
7 ditë
Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley reflekton mbi gjakun e çmuar të Jezusit, mbi ringjalljen dhe dhuratën e Jetës së përjetshme të siguruar në favorin tënd. Bashkohu me të, duke përkujtuar çmimin që Jezusi pagoi dhe festo thellësinë dhe madhështinë e dashurisë së Perëndisë.

Emocionet
7 ditë
Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë larg nga ne. Ai është me ne—madje edhe në emocionet tona. Në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Pastor Craig Groeschel të serisë Emocionet, do të shohim se si Jezusi jetoi, për të zbuluar se si ndjenjat tona mund të rrisin besimin tonë.

Shpresë në Errësirë
12 Ditë
Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.

Ç’është dashuria e vertetë?
12 ditë
Kushdo dëshiron të dijë se çfarë është dashuria në të vërtetë. Por fare pak njerëz shohin atë që Bibla thotë për dashurinë. Dashuria është një nga temat qendrore të Shkrimit dhe virtyti më i rëndësishëm i jetës së Krishterë. Ky plan nga Shërbesat Thistlebend shqyrton kuptimin biblik të dashurisë dhe si ta duam më mire Perëndinë dhe të duam të tjerët.

Mësime për Besimin Personal
15 Ditët
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.