Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 12:2

Të ndjekësh Perëndinë, jo të kërkosh miratimin e njerëzve
4 Ditët
Zbuloni se si të mos përqendroheni më te miratimi i të tjerëve, por të ndiqni Perëndinë. Fituesi i medaljes olimpike Daniel Roberts, na tregon historinë e tij, njohuri praktike dhe Shkrimin. Do të gjeni lirinë dhe do të mësoni të jetoni për lavdinë e Perëndisë, jo për vlerësimin e botës. Ky plan 4-ditor që përmban paqe dhe qëllim, është pjesë e "Serisë së garave ose ndeshjeve për sportistët".

Të përjetosh përtëritjen e Perëndisë
5 ditë
Të jesh një krijim i ri në Krishtin do të thotë që ne jemi duke u ripërtërirë vazhdimisht përmes Tij. Perëndia ripërtërin zemrat, mendjet dhe trupin tonë. Ai madje ripërtërin qëllimin tonë. Gjatë këtij plan leximi 5 ditor, ju do të zhyteni më thellë në atë që Fjala e Perëndisë thotë për ripërtëritjen. Çdo ditë do të marrësh një lexim nga Bibla dhe devocion të shkurtër që do të të ndihmojnë të reflektosh mbi mënyrat e ndryshme që ne përjetojmë ripërtëritjen e Perëndisë.

Të gjesh liri nga stresi
5 ditë
Stresi është i vërtetë, por nuk duhet të drejtojë jetën tënde. Nëpërmjet Krishtit, ne mund ta riformulojmë atë, ta rifokusojmë atë dhe ta ripërcaktojmë atë. Nëse jeni duke luftuar me stresin, shikoni këtë Plan 5-ditor të Biblës për të mësuar se si të gjeni lirinë dhe paqen.

Gjetja e Kohës Për Pushim
5 ditë
Varësia nga puna dhe zelli i vazhdueshëm për të punuar shpesh janë duartrokitur në botën tonë, dhe kjo mund të jetë një sfidë për të pushuar. Për të realizuar rolet dhe planet tona në mënyrë efektive, ne duhet të mësojmë të pushojmë ose nuk do të na mbetet asgjë tjetër për të dhënë kontributin tonë për ato që duam dhe për qëllimet që kemi caktuar. Le të kalojmë pesë ditët e ardhshme duke mësuar rreth pushimit dhe si mund të përfshijmë ato që kemi mësuar në jetën tonë.

Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët Krizave
5 Ditë
Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.

Si të Fitoj në Arenën e Madhe?
5 Ditët
Çdo ditë kalojmë nëpër mijëra mendime, shumica të mbushura me negativitet. Por ka shpresë! Fjala e Perëndisë ka fuqinë të përtërijë mendjen tonë, duke e mbushur atë me të vërtetat e Tij të jetës dhe dritës. Ky plan do të ndihmojë në identifikimin e mendimeve negative dhe zëvendësimin e tyre me premtimet e Perëndisë, për të fituar betejën në arenën e mendjes dhe për të jetuar një jetë plot paqe dhe qëllim.

Ndryshimi i jetesës: Duke Përqafuar Identitetin
6 Ditë
Dhe me gjithë këto zëra që na thonë kush duhet të jemi, nuk është habi që ne të luftojmë me faktin se ku duhet ta vendosim identitetin tonë. Perëndia nuk dëshironë që ne të jemi të përcaktuar nga kariera jonë, gjendja martesore, ose gabimet. Ai dëshironë që opinioni i Tij të jetë autoriteti më i lartë në jetët tona. Ky plan gjashtë-ditor do të ju ndihmojë të brendësoni atë çfarë Bibla na thot se kush ti je dhe përqafuar vërtetësisht identitetin tënd në Jezusin.

Shko Bëj Thuaj Jep: Liria e Dorëzimit tek Jezusi
7 ditë
Dorëzimi tek Jezusi është një moment përcaktues për jetën. Por çfarë do të thotë ky vendim dhe si e jetojmë atë çdo ditë? A është kjo vetëm për vendimet e mëdha të jetës, apo për personin super-shpirtëror? Frika, dështimet e mëparshme dhe keqkuptimi mund të na frenojnë. "Shko Bëj Thuaj Jep" është një premtim / lutje që shpalos se si të ndërmarrësh hapat e ardhshëm në udhëtimin tënd shpirtëror. Përjeto lirinë që vjen pas ndjekjes së Jezusit

Lutje të Rrezikshme
7 Ditë
A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme, ju guxon të luteni me rrezikshmëri - sepse ndjekja e Jezusit kurrë nuk ishte synuar të ishte i sigurt.

Gjetja e Paqes
10 Ditë
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

Ç’është dashuria e vertetë?
12 ditë
Kushdo dëshiron të dijë se çfarë është dashuria në të vërtetë. Por fare pak njerëz shohin atë që Bibla thotë për dashurinë. Dashuria është një nga temat qendrore të Shkrimit dhe virtyti më i rëndësishëm i jetës së Krishterë. Ky plan nga Shërbesat Thistlebend shqyrton kuptimin biblik të dashurisë dhe si ta duam më mire Perëndinë dhe të duam të tjerët.