Devocione dhe Plane Leximi falas për Psalmet 23:2

Siguria
4 Ditë
Zoti dëshiron që ti të DISH se je i shpëtuar dhe se do të shkosh në parajsë! Siguria jote rritet duke u takuar me Zotin dhe duke medituar mbi Fjalën e Tij. Vargjet në vijim, kur mësohen përmendësh, mund të të ndihmojnë të qëndrosh i sigurt në praninë e Zotit, gjatë gjithë jetës tënde. Bëj që jeta jote të shndërrohet, duke mësuar përmendësh Shkrimin! Nëse dëshiron një ndihmë të vlefshme me anë të një sistemi të plotë, për të mësuar përmendësh Shkrimin, vizito http://www.MemLok.com

Vendi i Pushimit
5 ditë
A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhet vetëm një vend i vogël pushimi. Me një ftesë çuditërisht të thjeshtë, Perëndia ofron një mënyrë për të shkëmbyer ritmin tënd dërrmues, me një që më në fund do të të sjellë paqe. Ky plan do të tregojë se si.

Të dëgjojmë Perëndinë
7 ditë
Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërshtare dhe t' ju zgjojë që të përqendroheni te zëri i Tij.

Udhëto Lehtë
7 ditë
Në një sezon të ngarkuar të Krishtlindjes, shumica prej nesh ndjejnë stresin dhe ankthin e marrëdhënieve familjare, presionin financiar, vendimet e nxituara, dhe pritjet e zhgënjyera. Kështu që, vazhdo. Merr frymë. Fillo këtë Plan Biblik të Life.Church dhe kupto se pesha që ndiejmë mund të jetë diçka që Perëndia nuk na kërkoi kurrë ta mbajmë. Si thua t'i lëshojmë bagazhet? Le të udhëtojmë lehtë.

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të Mirë
10 ditë
Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.