Devocione dhe Plane Leximi falas për Filipianëve 3:14

Një fjalë që do ta ndryshojë jetën tuaj
4 ditë
NJË FJALË ju ndihmon të thjeshtoni jetën tuaj duke u fokusuar në vetëm një fjalë për tërë vitin. Thjeshtësia e zbulimit të një fjale që Perëndia ka për ju, e bën atë një katalizator për ndryshimin e jetës. Rrëmuja dhe kompleksiteti çojnë në zvarritje dhe paralizë, ndërsa thjeshtësia dhe fokusi çojnë në sukses dhe qartësi. Ky devocion 4-ditor ju tregon se si të shkoni në thelbin e qëllimit tuaj për një vizion me një fjalë për vitin.

ZOTI + QËLLLIMET: Si të Vendosim Qëllimet si i Krishterë
5 Ditë
A është në rregull të vendosësh qëllime si i Krishterë? Si e di nëse qëllimi është nga Zoti apo nga vetja jote? Dhe si janë synimet e Krishtera, gjithsesi? Në këtë plan leximi 5-ditor, ti do të gërmosh në Fjalën e Shenjtë dhe do të gjesh qartësi dhe drejtim në vendosjen e qëllimeve të nxitura nga hiri!

Zakonet
6 ditë
Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.

Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.

Takim Romantik në Epokën Moderne
7 Ditë
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul Tripp
12 Ditë
Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).

A Është Gëzimi Ngjitës?
13 Ditët
Zbulo si të kesh gëzim që zgjat, pavarësisht rrethanave! Ky plan të ndihmon të shohësh njerëzit me një sy ndryshe dhe të gjesh të mirën në çdo marrëdhënie. Bashkohu që të mësosh si të gëzohesh çdo ditë me ata që ke pranë!

Udhëtimi i Trashëgimisë
31 ditë
Dave Ramsey është zëri i besuar i Amerikës për para dhe biznes. Pas falimentimit të tij në moshën 30-vjeçare, Dave filloi të mësonte mënyrat e Perëndisë për të trajtuar paratë. Dave tani i është kushtuar mësimit të të tjerëve se si të marrin kontrollin e parave të tyre në mënyrë që të jetojnë dhe të japin si kurrë më parë. Gjatë 31 ditëve të ardhshme, Dave do t'ju udhëheqë me atë që Bibla ka për të thënë për paranë dhe pasurinë dhe si të jetojmë dhe të lëmë një trashëgimi për brezat që do të vijnë.