Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjoni 10:10

Një Kthesë Mbrapsht nga Problemet Emocionale
3 Ditë
Kur jeta jote nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, me siguri që do të përjetosh pasoja të dhimbshme. Kur emocionet e tua turbullohen dhe fillojnë të përcaktojnë mirëqënien tënde, ka mundësi ta gjesh veten të mbyllur në burgjet e vetëkrijuara, nga të cilat mund të jetë e vështirë të shpëtosh. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të mësosh të besosh në Perëndinë. Lejo që Tony Evans të të tregojë rrugën drejt lirisë emocionale.

Të gjesh liri nga stresi
5 ditë
Stresi është i vërtetë, por nuk duhet të drejtojë jetën tënde. Nëpërmjet Krishtit, ne mund ta riformulojmë atë, ta rifokusojmë atë dhe ta ripërcaktojmë atë. Nëse jeni duke luftuar me stresin, shikoni këtë Plan 5-ditor të Biblës për të mësuar se si të gjeni lirinë dhe paqen.

E dashur Varësi...
5 Ditë
"E dashur Varësi..." është një plan leximi 5-ditor që zhytet në ciklin e varësisë nga pikëpamja biblike. Fjala ofron kaq shumë njohuri dhe fuqi në lidhje me betejat tona, ne lutemi që kjo devotshmëri t'ju ngushëllojë dhe frymëzojë gjatë procesit të rimëkëmbjes!

Dua të kthehem tek Perëndia!
5 Ditët
Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!

Të dëgjojmë Perëndinë
7 ditë
Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërshtare dhe t' ju zgjojë që të përqendroheni te zëri i Tij.

Nga Boshllëku në Plotësi - Zbulo Jezusin!
8 Ditët
A ka diçka që mund të të kënaqë dhe të të ngopë plotësisht? Ke ndjerë ndonjëherë atë boshllëkun e pashpjegueshëm—atë ndjenjën se diçka mungon, edhe kur ke gjithçka? Ky plan 8-ditor nuk është thjesht një lexim, por një ftesë për një eksplorim të thellë. Jezusi tha "Unë Jam"—por çfarë nënkuptojnë këto fjalë për jetën tënde? A mund të jetë Ai përgjigja që ke kërkuar gjithë këtë kohë? Dhe mos u habit nëse pas këtyre ditëve, zemra jote do të ketë gjetur diçka që s’e ka gjetur kurrë më parë. A je gati të nisësh këtë udhëtim?

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin
25 ditë
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

Një Shkundje Gëzimi
31 ditë
Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.