MARKUT Krej 2.
Krej 2.
1Edhe pas ca diç përsëri hyri ndë Kapernaum; edhe u dëgjua se është ndë shtëpi.
2Edhe përnjëherë u mbëlothnë shumë vetë, kaqë sa as ata vëndetë përanë derës s’i nxininë më; edhe ay u leçiste atyre fialënë.
3Atëhere vinë tek ay, e bienë një ulok ngriturë prej katrë vetësh.
4Edhe passi s’munt të afroneshinë tek ay nga gjëndëja, sbuluanë kulminë ku ishte ay, edhe si bënë vërë, sbritnë shtratnë, që dirgjej ulogu mb’atë.
5Edhe Jisuj, kur pa besën’e atyre, i thot’ ulogut: “Bir, t’u falnë falet’e tua.”
6Edhe ca nga shkronjësit’ ishinë atie tuke ndenjurë, edhe tuke menduarë ndë zemërat të tyre:
7“Ç’flet kyj kështu vllasfimia? Cili munt të falë faje, veç një, Perëndia?”
8Edhe Jisuj përnjëherë si e mori vesh prej frymësë ti se po mendonenë me vetëhen’ e tyre kështu, u tha: “Përse mendoni këto punë ndër zemërat tuaja?
9Ç’është më kollaj t’i them ulogut: T’u falnë faletë, apo t’i them: Ngreu, e merr shtratnë tënt, edhe ecë?
10Po që ta dini, se i bir’ i njeriut ka pushtet të falë fale mbi dhet, (i thotë ulogut):
11“Të thom: Ngreu, e merr shtratnë tënt, edhe shko ndë shtëpi tënde.”
12Edhe ay u ngre përnjëherë, edhe mori shtratnë, edhe dolli përpara të gjithëve; kaqë sa të gjithë çuditeshinë, edhe lavdoninë Perëndinë, tuke thënë, se: “Askurrë s’kemi parë kështu.”
13Pasandaj Jisuj dolli përsëri ndaj detit; edhe gjithë gjëndëja vinte tek ay, edhe ay i mësonte.
14Edhe tuke shkuarë pa Levinë, të birrë e Allfeut, tuke ndenjurë mbë kumerq; edhe i thotë: “Eja pas meje.” Edhe ay u ngrit e vate pas ati.
15Edhe ay kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpi t’ati, ishin’ unjurë ndë mësallë edhe shumë kumerqarë e faltorë bashkë me Jisunë e me nxënësit’ e ati; sepse ishinë shumë vetë, edhe vanë pas ati.
16Edhe shkronjësit’e Farisejtë, kur pan’ atë tuke ngrënë bashkë me kumerqarë e me faltorë, u thoshinë nxënëset ati: “Përse ha e pi ay bashkë me kumerqarë e me faltorë?”
17Edhe Jisuj, kur dëgjoj, u thot’ atyre: “Të shëndoshëtë s’kanë nevolë për miekës, po ata që kanë keq; s’kam ardhurë për të thirrurë të drejtë (ndë pendim), po faltorë.”
18Edhe nxënësit’ e Joannit’ edhe të Fariseve agjëroninë; edhe vinë, e i thonë: “Përse nxënësit’ e Joannit’ edhe të Farisevet agjërojënë, po nxënësit’ e tu s’agjërojënë?”
19Edhe Jisuj u tha: “Sos muntjënë të agjërojën’ ata që ftojënë për dasmë, gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata? Sa kohë kanë dhëndërrinë me vetëhen’ e tyre, s’munt t’agjërojënë.
20Po do të vinë dit, kur të mirretë dhëndërri nga ata, edhe atëhere do t’agjërojënë nd’ato dit.
21Edhe asndonjë s’qep arnë pëlhure të bardhë mbë rrobë të vietërë; sepse ndë qoftë, heq të mbushurit’ e asaj të renë prej së vietrësë, edhe bënetë më e keqe e shklyerë.
22Edhe asndonjë s’vë verë të re ndë calikë të vietërë; sepse ndë qoftë, ver’ e re gris calikëtë, edhe vera derdhetë, edhe calikëtë prishenë; po ver’ e re duhetë të vihetë ndë calikë të ri.
23Edhe ay kur po shkonte për një ditë të shëtunash ndëpër ara të mbiellura, nxënësit’ e ati zunë të shkoqënë kallij tuke bërë udhë.
24Edhe Farisejt’ i thoshinë: “Shih, ç’bëjënë për ditë të shëtunash atë që s’ësht’ e udhësë?”
25Edhe ay u thosh atyre: “Askurrë s’keni kënduarë ç’bëri Dhavidhi, kur pat nevolë, edhe i erdhi uri ati edhe atyreve që ishinë bashkë me atë?
26Qysh hyri ndë shtëpi të Perëndisë ndë ditë të Aviathar kryepriftit, edhe hëngri bukët’ e paravënësë, të cilatë s’ësht’ e udhësë t’i haje tiatërë njeri, veç priftëret, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë?”
27Pasandaj u thoshte atyre, se: “E shëtuna është bërë për njerinë, po jo njeriu për të shëtunënë;
28Përandaj i bir’ i njeriut ësht’ i zoti edhe së shëtunësë.
Одоогоор Сонгогдсон:
MARKUT Krej 2.: DERKK79
Тодруулга
Хуваалцах
Хувилах

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү
Interconfessional Bible Society of Albania.

: