MARKUT Krej 1.

Krej 1.
1Të nisurit’ e ungjillit të Jisu Krishtit, të Birit Perëndisë;
2Sikundrë është shkruarë ndë profitërit: “Na unë te po dërgonj ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, ay do të ndreqjë udhënë tënde përpara teje”.
3“Zëri ati që bërtet ndë shkretëtirët: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni rrugat’ e ati të drejta.”
4Joanni ishte tuke pagëzuarë ndë shkretëtirët, edhe tuke leçiturë pagëzim pendimi për ndëlesën’ e falevet.
5Edhe gjithë vëndi i Judhesë edhe Jerosolimitëtë dilninë tek ay, edhe të gjithë pagëzoneshinë nga ay ndë lumë të Jordhanit, tuke rrëfyerë falet’ e tyre.
6Edhe Joanni ishte veshurë me qime kamilleje, edhe ngjeshurë me bres të lëkurtë ndë mes të ti, edhe hante karkaleca e mialtë t’egërë.
7Edhe leçiste, tuke thënë: “Prapa meje vien më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti të unjem e t’i sgjith rrypin’ e këpucëvet.
8Un’ u pagëzova juve me ujë; po ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruarë.”
9Edhe nd’ato dit Jisuj erdhi nga Nazareti i Galilesë, edhe u pagëzua nga Joanni ndë Jordhan.
10Edhe përnjëherë, tuke dalë nga ujëtë, pa qiejetë hapurë, edhe Frymën’e Shënjtëruarë posi pëllump tuke sbriturë mbi atë.
11Edhe erdhi një zë nga qiejetë, tuke thënë: “Ti je Biri im i dashuri, që pëlqeva.”
12Edhe përnjëherë Fryma e nxier ndë shkretëtirët.
13Edhe ish atie ndë shkretëtirët dyzet dit, e ngitej nga Satanaj; edhe ish bashkë me egërsirat, edhe ëngjëjt’ i shërbeninë.
14Edhe Joanni passi u dha ndër duar, Jisuj erdhi ndë Galilet, tuke leçitur’ ungjillin’e mbëretërisë Perëndisë, e tuke thënë:
15“Se u mbush koha, edhe u afrua mbëretëria e Perëndisë; pendohi, edhe i besoni ungjillit.”
16Edhe tuke ecurë ndaj detit Galilesë, pa Simonë edhe Andrenë, të vëllan’ e ati, tuke hedhurë rrietë ndë det; sepse ishinë peshkatorë.
17Edhe Jisuj u tha atyre: :Ejani pas meje, edhe do t’u bëj juve të bëneni peshkatorë njerëzish.”
18Edhe ata përnjëherë lanë rrietat’ e tyre, edhe vanë pas ati.
19Edhe posa vate prej andej pak më tej, pa Jakovinë, të birrë e Zevedheut, edhe Joanninë, të vëllan’ e ati, edhe ata ishinë ndë lundrët tuke ndrequrë rrietat.
20Edhe përnjëherë thirri ata, edhe ata lanë tatën’ e tyre Zevedhenë ndë lundrët bashkë me punëtorëtë, e vanë pas ati.
21Edhe shkojënë brënda ndë Kapernaum; edhe Jisuj përnjëherë për të shëtunë hyri ndë sinagogji, e mësonte.
22Edhe çuditeshinë për mësimin’ e ati; sepse ishte tuke mësuar’ ata sikur kish urdhër, edhe jo posi shkronjësitë.
23Edhe ishte ndë sinagogjit t’atyreve një njeri që kish frymë të ndyrë, edhe bërtiti tuke thënë:
24“Mjer! Ç’ke me ne edhe ti, Jisu Nazarinas? Erdhe të na humbaç? Të di cili je, Shënjti i Perëndisë.”
25Po Jisuj e qërtoj, tuke thënë: “Mbëçil golënë, edhe dil nga ay.”
26Edhe frym’ e ndyrë, si e shkleu, edhe bërtiti me zë të math, dolli nga ay.
27Edhe të gjithë u habitnë, kaqë sa pyesninë njëri tiatrinë, tuke thënë: “Ç’është këjo punë? Ç’është kyj mësim i ri? Sepse urdhëron me pushtet edhe frymat’ e ndyra, edhe i dëgjojënë.”
28Edhe përnjëherë i dolli zëri ndëpër gjith’ atë vënt rreth Galilesë.
29Edhe përnjëherë si duallnë nga sinagogjia, erthnë ndë shtëpit të Simonit e të Andhreut, bashkë me Jakovin’ e më Joanninë.
30Edhe e viehërra e Simonit po dirgjej ndër ethe; edhe ata përnjëherë i thonë për atë.
31Edhe ay u afrua, edhe e rroku për dore, edhe e ngriti; edhe e lanë ethetë përnjëherë, edhe u shërbente atyre.
32Edhe si u ngrys, mbë të perënduarët të diellit, prunë tek ay gjith’ ata që kishinë keq edhe të diallosuritë.
33Edhe gjithë qyteti ish mbëledhurë te dera.
34Edhe ay shëroj shumë nga ata që kishinë keq prej gjithë çfarë sëmundëjesh; edhe kërreu shumë diaj, edhe s’linte diajtë të flasënë, sepse e njihninë.
35Edhe u ngre me natie fort shpejt, e dolli, edhe vate ndë një vënt të shkretë, edhe falej atie.
36Edhe Simoni, edhe ata që ishinë bashkë me atë, e ndoqnë prapa.
37Edhe kur e gjetnë, i thonë se: “Të gjithë po të kërkojënë.”
38Edhe ay u thotë atyre: “Le të vemi ndër kryefshatra të afëra, që të leçis edhe atie; sepse për këtë punë kam dalurë.
39Edhe ishte tuke leçiturë ndëpër sinagogjit t’atyre, ndëpër gjithë Galilenë, edhe tuke kërryerë diajtë.
40Edhe një i krromosur’ vien tek ay, e i lutetë, edhe bie ndë gjunj përpara ati, e i thotë, se: “Ndë daç, munt të më qërojç.”
41Edhe Jisujt iu dhëmp, ngjati dorënë, edhe e preku e i thotë: “Dua, qërohu.”
42Edhe ay posa tha këtë, përnjëherë i shkoj krroma, edhe u qërua.
43Edhe si e porositi me shtrëngim, përnjëherë e kërreu jashtë, Edhe i thotë:
44“Vështro mos i thuaç gjë ndonjërit, po shko, e dëfto vetëhenë tënde te prifti, edhe bierë për të qëruarëtë tat ato që ka urdhëruarë Mojsiu për martiri mb’ata.”
45Po ay si dolli nisi të leçisë shumë, edhe të hapë fialënë, kaqë sa ay s’munt të hynte më faqeza ndë qytet; po ish jashtë ndëpër vënde të shkretë, edhe vijnë atie tek ay nga gjith’ anëtë.

Одоогоор Сонгогдсон:

MARKUT Krej 1.: DERKK79

Тодруулга

Хуваалцах

Хувилах

None

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү