MATTHEUT Krej 22.

Krej 22.
1Edhe Jisuj u përgjeq përsëri e u tha atyre me paravolia, tuke thënë:
2“Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri mbëret, i cili bëri dasmë për të birr’ e ti;
3Edhe dërgoj shërbëtorët’ e ti të thërresën’ ata që qenë ftuarë ndë dasmët, po nukë deshnë të vinjënë.
4Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, tuke thënë: Thoni atyre që janë ftuarë: Ja tek bëra gati drekënë time; qet’ e mi edhe berrat’ e ushqyerë janë therurë; edhe të gjitha janë gati, ejani ndë dasmë.
5Po ata përtuan’ e shkuanë, njëri nd’ arë të ti, e tietëri ndë tregëti të ti.
6Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shanë, e i vranë.
7Po mbëreti ku dëgjoj u zëmërua; edhe dërgoj ushtërin’ e ti, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyre.
8Atëhere u thotë shërbëtorëvet të ti: “Dasma është gati, po ata që qenë ftuarë nuk’ ishinë të vëjeturë.
9Shkoni pra ndëpër të dalurat të udhëvet, edhe sa të gjeni, i ftoni ndë dasmët.”
10Edhe ata shërbëtorëtë duallnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të liq e të mirë; edhe dasma u mbush me njerës që rrinë ndë mësallët.
11Edhe mbëreti kur hyri të shohë ata që rrinë ndë mësallë, pa atie një njeri që s’kishte veshurë rrobe dasme.
12Edhe i thot’ ati: “Mik, si hyre këtu pa pasurë rrobe dasme?” Po ay mbëçeli gojënë.
13Atëhere mbëreti u tha punëtorëvet: “Lidheni atë prej këmbësh e prej duarësh, edhe ngrineni, edhe e hithni nd’ errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
14Sepse shumë vetë janë të thirrurë, po të pakë të sgjedhurë.”
15Atëhere Farisejtë van’ e bënë këshillë, si ta zënë ndë lak me fialë.
16Edhe dërgonjënë tek ay nxënësit’e tyre bashkë me Irodhianët, tuke thënë: “Mësonjës, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë, edhe nukë do të dish as për ndonjë gjë, sepse nukë vë re mbë faqe njerëzish.
17Thuajna pra: Ç’të duketë? Është e udhësë t’i apëmë pagesë Qesarit, apo jo?
18Po Jisuj si njohu diallësin’e atyre, tha: “Ç’më ngisni, ipokritërë?
19Dëftemëni monedhën’e pagesësë.” Edhe ata i prunë një dinar.
20Edhe ay u thot’ atyre: “E kujt është këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë?
21 Ata i thanë: “E Qesarit.” Atëhere u thot’ atyre: Lani pra Qesarit ç’janë të Qesarit, edhe Perëndisë ç’janë të Perëndisë.”
22Edhe ata kur dëgjuanë u çuditnë; edhe e lan’ atë, e iknë.
23Nd’ atë ditë i erthnë përanë Sadhdhuqejtë, të cilëtë thonë se nukë ka të ngjallurë; edhe e pyetnë, tuke thënë:
24“Mësonjës, Mojsiu tha: “Ndë vdektë ndonjë pa pasurë bij, i vëllaj do të martonetë me gruan’e ati”, edhe do t’i ngjallnjë farë të vëllajt ti.
25Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllezërë; edhe i pari si u martua, vdiq; edhe passi nukë kishte bir, ia la gruan’ e ti të vëllajt ti.
26Kështu edhe i dyti, edhe i treti, gjer mbë të shtatë.
27Edhe më pastaj nga të gjithë vdiq edhe gruaja.
28Mbë të ngjallurit pra, cili nga këta të shtatë do ta ketë grua? Sepse të gjith’ e patnë marrë atë.”
29Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Jeni gënjyerë, passi s’dini shkronjat’, as fuqin’e Perëndisë.
30Sepse mbë të ngjallurit as martonenë, as martonjënë, po janë posi ëngjëjt’ e Perëndisë ndë qiell.
31Edhe për të ngjallurit’ e të vdekurëvet, a s’keni kënduarë, ç’u është thënë juve prej Perëndisë, kur thotë:
32”Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit?” Perëndia nuk’ është Perëndi të vdekurish, po të gjallësh.
33Edhe gjëndëja kur dëgjuanë, tmeroneshinë për mësimin’ e ati.
34Po Farisejtë kur dëgjuanë se u mbëçeli gojënë Sadhdhuqevet, u mbëlothnë bashkë,
35Edhe një nomtar nga ata e pyeti tuke ngar’ atë, e tuke thënë:
36“Mësonjës, cila porosi ësht’ e madhe ndë nomt?”
37Edhe Jisuj i tha ati: “Të duaç Zotinë Perëndinë tënt me gjithë zemërënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë mëndëjenë tënde”.
38Këjo është porosi e parë edhe e madhe.
39Edhe e dyta që është sinjënjë me atë është: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
40Gjithë nomi edhe profitëritë varenë mbë këto dy porosia.”
41Edhe tek ishinë mbëledhurë Farisejtë, Jisuj i pyeti, tuke thënë:
42“Ç’u duketë juve për Krishtinë? I biri kujt është?”
43I thonë: “I Dhavidhit.” U thot’ atyre: “Qysh pra Dhavidhi me Frymë e qjuan atë Zot, tuke thënë:
44“I tha Zoti Zotit tim: Rri mbë të diathtët time, gjersa të vë arëmiqt’e tu ndënëkëmbie të këmbëvet tua”.
45Ndë qoftë pra se Dhavidhi e qjuan Zot, si ësht’ i biri ati?”
46Edhe asndonjë nukë munt t’i përgjigjej ndonjë fialë; as nukë kuxoj ndonjë që mb’ atë ditë ta pyesë atë më.

Одоогоор Сонгогдсон:

MATTHEUT Krej 22.: DERKK79

Тодруулга

Хуваалцах

Хувилах

None

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү