MATTHEUT Krej 21.

Krej 21.
1Edhe kur u afruanë ndë Jerusalim, edhe erthnë ndë Vithfagji ndaj malit ullinjvet, atëhere Jisuj dërgoj dy nxënësë, tuke u thënë atyre:
2“Shkoni mb’ atë fshat që është përkundruell juve; edhe përnjëherë do të gjeni një gomare lidhurë, edhe një pulisht bashkë me atë; sgjidhini e m’i bini.
3Edhe ndë u thëntë gjë juve ndonjë njeri, i thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe përnjëherë do t’i dërgonjë ata.”
4Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga profiti, që thotë:
5“Thoni së bijësë Sionësë: Ja mbëreti yt tek po të vien i butë, edhe hipurë mbi gomare, edhe mbi pulisht bir shtëse.”
6Edhe nxënësitë si vanë, edhe bënë sikundrë i urdhëroj ata Jisuj, prunë gomaren. edhe pulishtinë;
7Edhe vunë mbi ata rrobet’ e tyre edhe e hipnë atë sipër atyre.
8Edhe më e shum’ e gjëndëjesë shtruanë rrobet’ e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë.
9Edhe gjëndëja që shkoninë përpara edhe ata që i vininë prapa bërtitninë, tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit; i bekuar’ësht’ay që vien mb’emërit Zotit; Hosanna mbë të lartatë.”
10Edhe ay kur hyri ndë Jerusalim, u tunt gjithë qyteti tuke thënë: Cili është kyj?
11Edhe gjëndëja thoshinë: Kyj është Jisuj, profiti, që është nga Nazareti i Galilesë.
12Edhe Jisuj hyri ndë hieroret të Perëndisë, edhe nxori jashtë gjith’ ata që shisnin’ e blininë ndë hieroret, edhe përmbysi truvezat’e truvezarëvet, edhe fronet’ e aryre që shisninë pëllumbatë.
13Edhe u thot’ atyre: “Është shkruarë “Shtëpia ime do të qjuhetë shtëpi lutëje”; edhe ju e bët’ atë “shpellë viedhësish”.
14Edhe i erthnë përanë të verbur’ e çala ndë hieroret; edhe i shëroj ata.
15Po kryepriftërit’ edhe shkronjësitë kur panë çudiratë që bëri, edhe çunatë tuke bërtiturë ndë hieroret, e tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit”, u zemëruanë, edhe i than’ ati:
16“Dëgjon se ç’thonë këta?” Edhe Jisuj u thot’ atyre: “Po; kurrë s’keni kënduarë: “Se nga goj’e foshnjavet edhe nga goj’ e atyre që pinë sisë bëre gati lavdim?”
17Edhe si i la ata, dolli jashtë qytetit ndë Vithani, edhe shkoj natën’ atie.
18Edhe ndë mëngjes kur u këthye ndë qytet, i erdhi uri.
19Edhe kur pa një dru fiku mb’ udhë, erdhi mb’ atë, po nukë gjeti gjë mb’ atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: “Mos u bëftë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe druj’ e fikut përnjëherë u tha.
20Edhe nxënësitë kur panë, u çuditnë, e thanë: “Qysh u tha druj’ e fikut përnjëherë!”
21Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mëndëje, jo vetëmë këtë të drusë fikut keni për të bërë, po edhe këti mali ndë i thënçi: Ngreu edhe bierë ndë det, do të bënetë.
22Edhe gjithë sa të lypni ndë lutjet, tuke pasurë besë, do t’i merrni.”
23Edhe kur erdhi ndë hieroret, i erthnë përan’ ati, atie ku mësonte, kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit, e thoshinë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?”
24Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Do t’u pyes edhe unë juve një fialë, që ndë ma thënçi, edhe unë do t’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
25Pagëzimi Joannit nga ishte? Nga qielli, a nga njerëzitë?” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: “Ndë thënçim: Nga qielli, do të na thotë: Përse nuk’i mbesuatë pra?
26Edhe ndë thënçim: Nga njerëzitë, kemi frikë prej gjëndëjesë; sepse të gjithë e kanë Joanninë për profit.”
27Edhe iu përgjeqnë Jisujt, e i thanë: “Nuk e dimë.” Edhe ay u tha atyre: “As unë s’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
28Edhe qysh u duketë juve? Një njeri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari e i tha: Bir, shko sot e puno ndë vështë tim.
29Edhe ay u përgjeq e tha: Nukë dua; po pastaj u pendua, edhe vate.
30Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu; edhe ay u përgjeq e tha: Unë vete Zot; edhe nukë vate.
31Cili nga këta të dy bëri dashurimin’ e t’et?” I thonë: “I pari.” Jisuj u thot’ atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se kumerqarët’ edhe kurvatë venë më përpara se ju ndë mbëretërit të Perëndisë.
32Sepse Joanni erdhi te ju ndë udhë drejtërie, edhe nuk’ i mbesuatë; po kumerqarët’ e kurvat’ i mbesuanë; edhe ju si patë, nuk’ u penduatë pastaj, që t’i besoni.
33Dëgjoni një tiatërë paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj mb’ atë një tirë, edhe ndërtoj një pirk; edhe e dha atë ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huajë.
34Edhe kur u afërua koh’ e pemëvet, dërgoj shërbëtorët’ e ti te bujqitë, që të marrënë pemët’ e ati.
35Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njërin’ e rrahnë, e tietrin’ e vranë, e tietrinë e vranë me gurë.
36Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, më tepërë se të parëtë, po ashtu ua bënë edhe atyre.
37Edhe pastaj dërgoj të birrë tek ata, tuke thënë se: “Tim birit do t’i kenë turp.”
38Po bujqitë kur panë të birinë, thanë njëri tiatrit: “Kyj është trashëgimtari; ejani ta vrasëmë, edhe të mbajëmë trashëgimin’ e ati.”
39Edhe si e zunë, e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë.
40Kur të vinjë pra i zoti vështit, ç’do t’u bënjë atyre bujqve?
41I thonë: “Keq e më keq do t’i prishnjë, edhe vështinë do t’ua apë të tierë bujqve, të cilëtë do t’ia apënë pemëtë ndë kohë t’atyre.”
42Jisuj u thot’ atyre: “Kurrë s’keni kënduarë ndë shkronjat: “Atë gur që s’e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi; nga Zoti u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tanë?”
43Përandaj po u them juve, se mbëretëri’ e Perëndisë do të merretë nga ju, edhe do të epetë mbë një komp që bën pemët’e asaj.
44Edhe ay që të bierë mbi këtë gur, do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do ta dërrmonjë.
45Edhe kryepriftërit’ edhe Farisejtë kur dëgjuanë paravoliat’ e ati, e kupëtuanë, se thotë për ata.
46Edhe kërkoninë ta zënë, po patnë frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë si profit.

Одоогоор Сонгогдсон:

MATTHEUT Krej 21.: DERKK79

Тодруулга

Хуваалцах

Хувилах

None

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү