Çdo ditë me radhëCampione

«Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë» (Fil. 3:13).
Apostulli Pal nuk mendonte se ia kishte arritur dhe as ne nuk duhet të mendojmë. Ne të gjithë kemi nevojë për ndryshim. Liu Shao-chi ka thënë: «Njerëzit duhet ta shohin veten si qenie që kanë nevojë për ndryshim dhe që janë në gjendje për ndryshim. Ata nuk duhet ta shohin veten si të pandryshueshëm, të përsosur, të shenjtë dhe përtej përmirësimit.... Përndryshe njerëzit nuk mund të ecin përpara».
Problemi është se shumica prej nesh e kundërshtojnë ndryshimin në veten tonë. Ne jemi tepër të shqetësuar që t’i shohim të tjerët të ndryshojnë. Sjelljet e çuditshme të personalitetit të tyre na mërzitin dhe ne dëshirojmë me të madhe që ata të përmirësohen. Por ne jemi ose të pavëmendshëm për vetë huqet tona të çuditshme ose kënaqemi me vazhdimësinë e tyre. Ne duam që t’i heqim ciflat nga sytë e të tjerëve, por kemi prirjen për t’i admiruar shtyllat në sytë tanë. Të metat dhe dështimet e tyre janë të neveritshme, ndërsa tonat janë të këndshme.
Problemi gjendet në vetë vullnetin tonë. Ne mund të ndryshojnë nëse duam me të vërtetë. Nëse pranojmë faktin që kemi disa tipare të padëshirueshme në karakterin tonë, ne kemi hedhur hapin e parë për t’u bërë njerëz më të mirë.
Por si mund ta dimë se për çfarë ndryshime kemi nevojë? Një mënyrë është që ta lejojmë Fjalën e Perëndisë të shërbejë si pasqyrë. Ndërsa e lexojmë dhe e studiojmë atë, ne shohim se si duhet të jemi dhe se sa larg standardit jemi. Kur Bibla dënon diçka për të cilën jemi fajtorë, ne duhet ta përballojmë këtë fakt me guxim dhe të vendosim për të bërë diçka për të.
Një mënyrë tjetër për të mësuar se çfarë rrugë nuk shkojnë me Krishtin është të dëgjojmë me kujdes të afërmit dhe miqtë tanë. Ndonjëherë sugjerimet e tyre janë të fshehura në dorashka kadifeje; ndonjëherë tjetër ato vijnë si vare. Sido që vërejtjet të vijnë, të fshehura ose zhurmëmëdha, ne duhet ta dëgjojmë dhe ta pranojmë mesazhin me mirënjohje.
Në fakt, është një praktikë shumë e mirë të kultivosh kritikën e përzemërt të miqve. Për shembull, ne mund të themi: «Shpresoj se do të jesh i lirshëm të më bësh të njohur ndonjë tipar të padëshirueshëm të personalitetit tim ose ndonjë sjellje timen që i acaron të tjerët». Një mik i vërtetë do të bëjë pikërisht këtë.
Është e trishtueshme të mendosh për njerëz që ecin në këtë jetë, duke iu bërë bela kishës, familjes dhe shoqërisë vetëm e vetëm se askush nuk u gjet i gatshëm për t’u kushtuar vëmendje ose që ata vetë nuk deshën të ndryshojnë.
Nëse gjejmë kohën dhe mundimin për të gjetur ato raste ku i acarojmë të tjerët dhe nëse më pas ndërmarrim hapa pozitivë për t’i eliminuar ato, ne do të jemi njerëz më të mirë për të jetuar me të tjerët.

Scrittura
Riguardo questo Piano

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Piani Collegati

Credi, Agisci, Vinci!

Figli del Tuono

Superare Un Fallimento

Una visione chiara

DISTRUGGI I PENSIERI BUGIARDI

EquipHer Vol. 25: "Imperfetta Ma Scelta"

La Statua Di Nabucodonosor: La Testa Della Domenica, I Piedi Del Lunedì

Un Vento Leggero

Come pregare con fede senza lasciarsi sopraffare dalle emozioni?