Çdo ditë me radhëCampione

«Ja, ju të gjithë që ndizni një zjarr, që rrethoheni nga ura zjarri, shkoni në flakët e zjarrit tuaj dhe midis urave që keni ndezur! Nga dora ime do të keni këtë: ju do të lëngoni në vuajtje» (Isa. 50:11).
Ekziston një rrugë e drejtë dhe një e gabuar për kryerjen e gjithçkaje dhe kjo është shumë e vërtetë për sigurimin e udhëzimeve. Vargu i sotëm përshkruan rrugën e gabuar. Ai përshkruan një njeri duke ndërtuar një zjarr të madh, që më pas e përdor zjarrin dhe shkëndijat për të siguruar ndriçimin e shtegut të tij.
Vini re që nuk ka asnjë referim ku ai të këshillohet me Zotin. Nuk na jepet asnjë sugjerim që ky njeri e konsideroi atë si një çështje lutjeje. Ai ka një vetëbesim të pakufi që e njeh rrugën më të mirë. Në pavarësinë e tij arrogante, ai mbështetet në gjykimin e vet. Sipas fjalëve të Henlit, ai është padron i vetë fatit të tij dhe kapiten i vetë shpirtit të tij.
Por vini re pasojën! «Nga dora ime do të keni këtë: ju do të lëngoni në vuajtje». Ai njeri që i fabrikon vetes udhëzime po shkon drejt telasheve. Cilido që është kaq kokëfortë dhe vetëdashës do të jetojë për t’u penduar më vonë. Ai do të mësojë nga përvoja që rruga e Perëndisë është rruga më e mirë.
Vargu paraardhës (v. 10) na jep rrugën e drejtë e sigurimit të udhëzimeve. Ai thotë: «Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij!». Vini re tri gjëra për këtë njeri. Së pari, ai ka frikë nga Zoti në kuptimin që ai i druhet faktit se mos veprojë në një mënyrë të tillë që nuk i pëlqen Zotit ose se mos eci në mënyrë të pavarur nga Ai. E dyta, ai i bindet zërit të Shërbëtorit të Perëndisë, Zotit Jezus. E treta, ai është i gatshëm të pranojë se po ecën në errësirë dhe nuk ka dritë. Ai pranon se nuk e di se në cilën rrugë duhet të shkojë.
Çfarë duhet të bëjë një njeri i tillë? Ai duhet të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështetet në Perëndinë e tij. Me fjalë të tjera, ai duhet të pranojë vetë injorancën e tij, t’i kërkojë Zotit që ta drejtojë dhe të mbështetet plotësisht mbi drejtimin hyjnor.
Perëndia ynë është një Perëndi i dashurisë dhe i mençurisë së pafund. Ai e di se çfarë është më e mirë për ne dhe synon vetëm atë që është për të mirën tonë.
Ai na njeh, Ai na do, Ai kujdeset.
Asgjë nuk mund ta zbeh këtë të vërtetë.
Ai bën më të mirën për ata
që ia lënë zgjedhjen Atij.

Scrittura
Riguardo questo Piano

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Piani Collegati

EquipHer Vol. 26: "Come Spezzare il Ciclo dell’Autosabotaggio"

Amicizie Eterne

Come si muove lo Spirito Santo

La Statua Di Nabucodonosor: La Testa Della Domenica, I Piedi Del Lunedì

Il Segreto Che Ogni Candela Condivide

I Saggi Dell'Ombra: Quando La Grandezza Non Cerca E Non Trova Riflettori

Come pregare con fede senza lasciarsi sopraffare dalle emozioni?

Il Testo Indomabile: Quando La Parola Sfida Il Nostro Mondo

Benedizioni Nel Dare