Sfida - 40 Ditë Lutje!预览

Kush është Jezusi?
Sot është një ditë për të reflektuar dhe për t'i dhënë lavdërim Perëndisë për çdo bekim që na ka dhënë deri tani. Ky është një hap për të parë me mirënjohje gjithçka që ka bërë për ne dhe për t'u përkushtuar për të shpallur dashurinë e Tij të madhe. Përdor këtë ditë për të falenderuar Zotin dhe për të pasur një zemër të hapur dhe të gatshme për të shërbyer.
🙏Lutja e Ditës:
Lutje falenderimi për Jezusin, që është Zoti dhe Shpëtimtari i botës.
📖Vargu i Ditës:
"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme."
— Gjoni 3:16 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të shprehësh mirënjohjen tënde për Jezusin në jetën tënde dhe për atë që ka bërë për ty?
💪Sfida e Ditës:
Ndaj falenderimet e tua me ata që janë rreth teje dhe inkurajo ata të reflektojnë mbi bekimet e Perëndisë në jetën e tyre.
读经计划介绍

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More