Romakëve 13:8-9 - Krahaso të Gjitha Versionet
Romakëve 13:8-9 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vrit, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
Romakëve 13:8-9 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin. Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh , mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten.