Fjalët e urta 2:7-10 - Krahaso të Gjitha Versionet
Fjalët e urta 2:7-10 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd
Ndaje
Fjalët e urta 2 ALBBFjalët e urta 2:7-10 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Ai i jep mbrothësi të drejtit, është mburojë për të ndershmin, mbron shtigjet e drejtësisë e bën rojë mbi udhën e besëtarëve të vet. Atëherë do të kuptosh drejtësinë e gjykimin, çiltërsinë e çdo udhë të mbarë. Do të të hyjë në zemër dija e njohja do të ta kënaqë shpirtin.
Ndaje
Fjalët e urta 2 AL1