Kalo te përmbajtja

Numrat 4:16 - Krahaso të Gjitha Versionet

Numrat 4:16 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

Numrat 4:16 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Eleazari, biri i priftit Aron, të jetë përgjegjës për vajin e ndriçimit, temjanin erëkëndshëm, flinë e drithit që kushtohet përherë dhe vajin e vajosjes. Ai të jetë përgjegjës për tërë tendën dhe për gjithçka që është në të, si në shenjtërore, edhe për orenditë përkatëse».