Mateu 2:3-4 - Krahaso të Gjitha Versionet
Mateu 2:3-4 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi. Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.
Mateu 2:3-4 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Kur e dëgjoi këtë mbreti Herod, u shqetësuan ai dhe tërë Jerusalemi. Atëherë mblodhi të gjithë kryepriftërinjtë e shkruesit e popullit dhe i pyeti se ku duhej të lindte Krishti.