Veprat e Apostujve 6:5 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 6:5 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një proselit nga Antiokia.
Veprat e Apostujve 6:5 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Këto fjalë i pëlqyen tërë bashkësisë dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim e i mbushur me Shpirtin e shenjtë, Filipin, Prokorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin e Nikollën nga Antiokia, që ishte kthyer në besimin e judenjve.