Veprat e Apostujve 5:36 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 5:36 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.
Veprat e Apostujve 5:36 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Para pak kohësh na doli Teuda e na thoshte se ishte dikushi dhe rreth tij u mblodhën gati katërqind burra. Por ai u vra e të gjithë ata që i shkuan pas u shpërndanë e u zhdukën.