Kalo te përmbajtja

Veprat e Apostujve 4:10 - Krahaso të Gjitha Versionet

Veprat e Apostujve 4:10 ALBB (Bibla Shqip 1994)

le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht.

Veprat e Apostujve 4:10 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Dijeni, pra, të gjithë ju e mbarë populli i Izraelit se ky njeri që po qëndron para jush, është shëruar në emrin e Jezu Krishtit të Nazaretit, të cilin ju e kryqëzuat e Perëndia e ngjalli prej të vdekurve.