Veprat e Apostujve 23:3 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 23:3 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Atëherë Pali i tha: ''Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin''.
Veprat e Apostujve 23:3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Por Pali i tha: «Ty do të godasë Perëndia, o mur i zbardhur! Je ulur për të më gjykuar sipas ligjit dhe, duke shkelur këtë ligj, urdhëron të më godasin».