Veprat e Apostujve 2:29 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 2:29 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.
Veprat e Apostujve 2:29 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Vëllezër, më duhet t'ju flas haptas për patriarkun David, i cili vdiq, u varros dhe varri i tij gjendet këtu deri më sot.