Veprat e Apostujve 2:2-3 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 2:2-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.
Veprat e Apostujve 2:2-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Papritur u dëgjua një ushtimë nga qielli, si të frynte erë e fortë dhe mbushi tërë shtëpinë ku po rrinin. Atëherë ata panë disa gjuhë si prej zjarri, të ndara nga njëra-tjetra, e mbi secilin prej tyre zbriste nga një gjuhë zjarri.