Veprat e Apostujve 19:9 - Krahaso të Gjitha Versionet
Veprat e Apostujve 19:9 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
Veprat e Apostujve 19:9 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Disa njerëz kokëfortë nuk u bindën dhe filluan të flasin keq e ta shajnë Udhën e Zotit para popullit. Atëherë Pali u largua prej aty, mori me vete dishepujt dhe foli çdo ditë në shkollën e dikujt që quhej Tiran.