MATTHEUT Krej 25.
Krej 25.
1Atëhere mbëretëri’e qiejevet do të gjanjë me dhietë vërgjëresha, të cilatë muarnë dritat’ e tyre, e duallnë të presënë dhëndërrinë.
2Edhe nga ato ishinë pesë të mënçime, edhe pesë të marra.
3Ato të marratë, kur muarnë dritat’ e tyre, nukë muarnë vaj bashkë me vetëhe;
4Po të mënçimetë muarnë vaj nd’ enët të tyre bashkë me dritat’ e tyre.
5Edhe dhëndërri si u vonua, i zuri gjumi të gjitha edhe flininë.
6Edhe ndë mest të natësë u bë një të thirrurë: Ja dhëndërri te po vien; dilni për të pritur’ atë.
7Atëhere gjith’ ato vërgjëreshat’ u ngritnë, edhe ndreqnë dritat’ e tyre.
8Po të marrat’ u thanë të mënçimevet: Epnani nga vaji juaj, sepse po na shuhenë dritatë.
9Edhe të mënçimet’ u përgjeqnë, tuke thënë: Mos nukë do të na dalë neve edhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesënë, edhe blini për vetëhenë tuaj.
10Edhe kur vanë të blenjënë, dhëndërri erdhi; edhe ato që ishinë gati hynë bashkë me atë ndë dasmë, edhe u mbyll dera.
11Po pastaj vinjën’ edhe vërgjerëshat’ e tjera, e thonë:
12Zot, Zot, hap-na. Po ay u përgjeq e tha: Me të vërtetë po u them juve, se nuk u njoh juve.
13Rrini sgjuarë pra, sepse nuk’e dini ditën’ as orënë, kur vien i bir’ i njeriut.
14Sepse do të vinjë posi një njeri, i cili kur do të ikte ndë dhe të huaj, thirri shërbëtorët’ e ti e u dha atyre gjën’ e ti;
15Edhe njërit i dha pesë tallanda, e tiatërit dy, e tiatërit një; gjithësecilit pas fuqisë ti; edhe përnjëherë iku ndë dhe të huaj.
16Atëhere ay që mori të pesë tallandatë, vate e punoj me ato, edhe bëri pesë tallanda të tiera.
17Kështu edhe ay që mori dy, fitoj edhe ay dy të tiera.
18Po ay që mori njërënë, vate e rëmoj ndë dhet, edhe fshehu argjëndin e të zot.
19Edhe pas shumë kohe vien i zoti atyre shërbëtorëve, edhe vë re llogari me ata.
20Edhe si i erdhi përanë ay që pat marrë të pesë tallandatë, pruri pesë tallanda të tiera, tuke thënë: Zot, pesë tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre pesë tallanda të tiera.
21Edhe i zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar; mbë të paka qe besëtar, mbi të shuma do të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti.
22Erdhi përanë edhe ay që pat marrë të dy tallandatë, e tha: Zot, dy tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre dy tallanda të tiera.
23I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar: mbi të paka qe besëtar, mbë të shuma do të të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti.
24Erdhi përanë edhe ay që pat marrë një tallandë, e tha: Zot, të dinjam, se je njeri i ashpërë, që korr te nukë mbolle, edhe mbëleth tek nukë përndave.
25Edhe passi paç frikë, vajta e fsheha tallandënë tënde ndë dhet; ja tek e ke tëndenë.
26Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtor i lik edhe i përtuarshim, ti e dinje, se unë korr tek nukë mbolla, edhe mbëleth te nukë përndava;
27Duhej pra të vëre argjëndinë tim te truvezarëtë; edhe kur të vinjam unë, do të merrnjam timenë bashkë me kamatënë.
28Merrni pra prej ati tallandënë, edhe epiani ati që ka dhietë tallandatë.
29Sepse kujtdo që ka do t’i epetë, edhe do t’i tepëronjë; edhe prej kujtdo që s’ka, edhe atë që të ketë, do të merretë nga ay.
30Edhe shërbëtorin’ e pavëjeturë hidheni ndë errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
31Edhe kur të vinj’ i bir’i njeriut ndë lavdi të ti, edhe gjithë ëngjëjt’ [e shënjtëruarë] bashkë me atë, atëhere do të rrijë ndë front të lavdisë ti.
32Edhe do të mbëlidhenë përpara ati gjithë kombetë; edhe do t’i ndanjë ata njërinë nga tiatëri, sikundrë bariu ndan dhëntë nga kedhatë;
33Edhe do të vërë dhëntë mb’anë të së diathtësë ti, edhe kedhatë mb’anë të mëngjërë.
34Atëhere mbëreti do t’u thot’atyre që rrinë mbë anë të së diathtësë ti: Ejani të bekuarët’ e tim Eti, trashëgoni mbëretërinë që është bërë gati për ju që kur se është ngrehurë bota.
35Sepse pata uri, e më dhatë të ha; pata et, e më dhatë të pi; i huaj jeshë, edhe më muartë ndë shëpi;
36Sveshurë, edhe më veshëtë; u sëmurç, edhe erthtë të më shihni; jeshë ndë burk, e erthtë tek unë.
37Atëhere të drejtëtë do t’i përgjigjenë, tuke thënë: Zot, kurë të pamë tyj tuke pasur’ uri e të ushqyemë, a tuke pasurë et, e të dhamë të pish,
38Edhe kurë të pamë të huaj, e të muarnë ndëpër shtëpiat; a të sveshurë, e të veshëmë,
39Edhe kurë të pamë të sëmurë, a ndë burk, edhe erthmë tek ti?
40Edhe mbëreti do të përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado që i bëtë njërit nga këta vëllezërit’ e mi më të vegjëlitë, ma keni bërë mua.
41Atëhere do t’u thot’ edhe atyre që rrinë mbë anë të mëngjërë: Ikni prej meje, të mallëkuarëtë, ndë ziarrt të pasosurë, që është bërë gati për diallin’ e për ëngjëjt’ e ati.
42Sepse paç uri, e s’më dhatë të ha; paç et, e s’më dhatë të pi;
43Jeshë i huaj, e nukë më muartë përbrënda; i sveshurë, edhe nukë më veshëtë; i sëmurë edhe ndë burk, edhe nuk’ erthtë të më shihni.
44Atëhere do t’i përgjigjen’ edhe ata, tuke thënë: Zot, kurë të pam ty tuke pasur’ uri, a tuke pasur’ et, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, a ndë burk, e nukë të shërbyemë?
45Atëhre do t’u përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado nuk’ i bëtë njërit nga këta me të vegjëlitë, as mua nukë ma bëtë.
46Edhe këta do të venë ndë mundim të pasosurë; edhe të drejtëtë ndë jetët të pasosurë.”
Одоогоор Сонгогдсон:
MATTHEUT Krej 25.: DERKK79
Тодруулга
Хуваалцах
Хувилах

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү
Interconfessional Bible Society of Albania.

: