MATTHEUT Krej 17.
Krej 17.
1Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë të vëllan’ e ati, edhe i ngjit mbë një mal të lartë veçanë.
2Edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre; edhe faqeja e ati ndriti posi dielli, edhe rrobet’ e ati u bënë të bardha posi drita.
3Edhe ja tek u duknë atyreve Moisiu edhe Ilia tuke folurë bashkë me atë.
4Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Zot, është mirë të jemi ne këtu; ndë daç, le të bëjëmë këtu tri tenda, një për tyj, e një për Moisinë, e një për Ilinë.”
5Edhe ay tek ishte po tuke folurë, ja tek i mbuloj ata një re e ndriçime; edhe ja një zë nga reja tek thoshte: “Kyj është biri im i dashuri, që e pëlqeva; ati i dëgjoni.”
6Edhe nxënësitë kur dëgjuanë, ranë përmbys, edhe u frikësuanë fort.
7Po Jisuj erdhi përanë, e i kapi, edhe tha:
8“Ngreuni, e mos u frikësoni.” Edhe ata kur ngritnë syt’ e tyre përpietë, nukë panë asndonjë, përveç Jisunë vetëmë.
9Edhe tuke sbriturë nga mali, Jisuj i porositi, tuke thënë: “Mos i thoni asndonjërit se ç’patë, gjersa të ngjallet’ i Bir’ i njeriut nga të vdekuritë.”
10Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Përse pra thonë shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Ilia?”
11Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe do të vërë mbë vënt gjithë punëratë;
12Po unë po u them juve, se Ilia erdhi ndashti, edhe nuk’ e njohnë, po i bënë ç’deshnë; kështu edhe i Bir’ i njeriut ka për të pësuarë nga ata.”
13Atëhere e kupëtuanë nxënësitë, se u tha për Joann Pagëzorinë.
14Edhe ata kur erthnë te gjëndëja, i erdhi përanë një njeri e i ra mbë gjunjë, tuke thënë:
15“Zot, përdëlle tim bir, sepse e zë lëngat’ e hënësë, edhe heq keq; sepse shumë herë bije ndë ziarr, e shumë herë nd’ujë;
16Edhe e shpura te nxënësit’e tu, po nukë muntnë ta shëronjënë.”
17Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë edhe i shtrëmburë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duronj juve? Bimëni mua atë këtu.”
18Edhe Jisuj e qërtoj atë, edhe dialli dolli nga ay, edhe çuni u shërua që mb’ atë herë.
19Atëhere nxënësit’erthnë përanë Jisujt veçanë, e thanë: Përse neve nukë muntmë ta nxierrm’ atë?
20Edhe Jisuj u tha atyre: “Për pabesërinë tuaj; sepse me të vërtetë po u them juve, se Ndë paçi besë sa një koqe sinapi, do t’i thoni këti mali: Sbrit këtej e shko atie, edhe do të sbresë, edhe nukë do të jetë gjë që të mos muntni ju ta bëni.
21Edhe kyj farë kombi nukë del tietrazi, veç me të falur’ e me agjërim.”
22Edhe ata te po silleshinë përqark Galilesë, Jisuj u tha atyre: “I Bir’ i njeriut do të epetë ndër duar të njerëzëvet;
23Edhe do ta vrasën’ atë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Edhe atyre u erdhi keq fort.
24Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë përanë Pietrit ata që marrënë pagesë dy dhrahmitë, edhe i thanë: “A nukë paguan dy dhrahmitë mësonjësi juaj?”
25Ay thotë: “Po.” Edhe kur hyri ndë shtëpit, Jisuj e priti, tuke thënë: “Si të duketë, Simon? Nga cilëtë marrënë pagesa a të dhëna mbëretërit’e dheut, nga bijt’ e tyre, apo nga të huajtë?”
26Pietri i thot’ati: “Nga të huajtë.” Jisuj i tha ati: “Vallë bijtë janë të lirë?
27Po që të mos skandhalismë ata, shko ndë det, e hith një grep, edhe ngre peshkun’ e parë që të dalë, edhe si t’i hapç gojënë, do të gjenjç një statir; merr-e, e epua atyre për mua edhe për tyj.”
Одоогоор Сонгогдсон:
MATTHEUT Krej 17.: DERKK79
Тодруулга
Хуваалцах
Хувилах

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү
Interconfessional Bible Society of Albania.

: