Çdo ditë me radhëCampione

«Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën» (Rom. 12:21).
Nëse ky varg do të ishte shkruar nga njerëz jo të frymëzuar, atëherë do ta lexonim kështu: «Mos i lejo njerëzit që të të shkelin me këmbë. Ktheja me të njëjtën sasi». Bota i shikon gjërat me syrin e shpagimit dhe të hakmarrjes.
Por në shkollën e Krishtit mësojmë diçka krejt ndryshe. Ne nuk duhet t’ia lejojmë vetes që të mposhtemi nga e keqja. Për më tepër ne duhet të përdorim të mirën për të mundur të keqen.
Një histori që mendohet ta ketë thënë Françi i Azisit e ilustron këtë çështje. Ndërsa një djalë i vogël po luante në lagjen pranë shtëpisë, ai zbuloi se zëri jehonte kur ai bërtiste. Ishte përvoja e tij e parë me jehonat, kështu që ai filloi të eksperimentojë. Ai bërtiti «Unë të urrej» dhe mesazhi u kthye «Unë të urrej». Duke e ngritur zërin, ai bërtiti me të madhe «Unë të urrej» dhe fjalët u kthyen me një intensitet më të lartë «Unë të urrej». Të tretën herë ai bërtiti me sa fuqi kishte «Unë të urrej» dhe fjalët u kthyen me vrull të madh «Unë të urrej». Ai dëgjonte vetëm këto fjalë. Kështu që shkoi me nxitim në shtëpi, duke qarë me dënesë. E ëma i kishte dëgjuar të bërtiturat me zë të lartë në kopsht, por përsëri e pyeti: «Si është puna, shpirt?» Ai u përgjigj: «Është një djalë i vogël atje jashtë që më urren». Ajo mendoi për një çast, pastaj i tha: «Po të them se çfarë duhet të bësh. Shko jashtë e thuaji atij djalit të vogël që e do».
Kështu djaloshi doli jashtë dhe thirri «Unë të dua». Sigurisht që fjalët u kthyen, të qarta dhe të ëmbla «Unë të dua». Ai thirri përsëri me më shumë forcë «Unë të dua» dhe përsëri dëgjoi përgjigjen «Unë të dua». Ai thirri për të tretën herë me sinqeritet të thellë «Unë të dua» dhe fjalët iu kthyen ëmbëlsisht «Unë të dua».
Ndërsa lexoj këtë, njerëzit në mbarë botën janë duke i bërtitur njëri-tjetrit: «Unë të urrej» dhe çuditen se përse mosmarrëveshjet shtohen. Kombet shprehin urrejtje për njëri-tjetrin. Grupet fetare janë mbërthyer nga përleshjet. Njerëzit janë duke luftuar me njëri-tjetrin për dallimet raciale. Komshinjtë bëjnë sherr për gardhin mbrapa shtëpisë. Dhe familje të tëra janë shkatërruar nga grindjet dhe zemërimi. Këta njerëz ia lejojnë vetes që të mposhten nga e keqja, pasi urrejtja pjell urrejtjen. Nëse thjesht do të ndryshonin strategjinë e tyre duke e shpërblyer urrejtjen me dashuri, ata do ta mundnin të keqen me të mirën. Ata do të zbulonin që dashuria pjell dashurinë.
Ne s’mund të jemi kurrë tepër të kujdesshëm
se çfarë lloj fare do të mbjellin duart tona;
Dashuri nga dashuria është e sigurt që do të piqet,
Urrejtje nga urrejtja është e sigurt që do të rritet.

Scrittura
Riguardo questo Piano

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Piani Collegati

Una visione chiara

Cominciate a Pregare per I Malati!

Superare Un Fallimento

Piccoli Sì, Grandi Miracoli: Lezioni Di Fede Dall'app Della Bibbia Più Scaricata Al Mondo

Come si muove lo Spirito Santo

Non Lasciarti Indebolire

I Saggi Dell'Ombra: Quando La Grandezza Non Cerca E Non Trova Riflettori

La Clessidra Di Dio

Quattro Discipline Dimenticate Che Trasformano La Tua Vita Spirituale