YouVersion Logo
Search Icon

Marku 3

3
Njeriu me dorë të tharë
(Mt 12.9-14; Lk 6.6-11)
1Jezui hyri përsëri në një sinagogë dhe aty gjendej një njeri që e kishte dorën të tharë. 2Farisenjtë e vëzhgonin me kujdes për të parë nëse do ta shëronte ditën e shtunë, që të mund ta padisnin. 3Jezui i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: «Ngrihu e dil në mes!». 4Pastaj iu drejtua atyre: «A është e lejueshme të bësh mirë apo të bësh keq të shtunën, të shpëtosh një jetë apo të vrasësh?». Por ata heshtën. 5Jezui pa përreth i zemëruar dhe, me keqardhje për ngurtësimin e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe dora iu shërua plotësisht.
6Farisenjtë dolën përjashta e u këshilluan me herodianët që ta vrisnin.
Turma në bregun e liqenit
7Jezui shkoi bashkë me dishepujt drejt liqenit, ku e ndoqi një turmë e madhe njerëzish nga Galilea e Judeja, 8nga Jerusalemi e Idumeja, nga bregu tjetër i Jordanit, nga rrethinat e Tirit e të Sidonit. Ishte një turmë e madhe që, me të dëgjuar çfarë bënte, erdhi tek ai. 9Jezui u tha dishepujve t'i bënin gati një varkë të vogël, që të mos e shtypte turma, 10sepse ai kishte shëruar aq shumë veta, saqë të gjithë ata që kishin sëmundje shtyheshin drejt tij për ta prekur. 11Kur e shihnin, shpirtrat e ndyrë binin përmbys para tij, duke thirrur: «Ti je Biri i Perëndisë». 12Dhe ai i urdhëronte rreptësisht që të mos u tregonin të tjerëve për të.
Zgjedhja e të dymbëdhjetëve
(Mt 10.1-4; Lk 6.12-16)
13Pastaj u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që donte. Ata shkuan tek ai 14dhe ai caktoi të dymbëdhjetët, që i quajti apostuj#3.14 disa dorëshk. nuk përmbajnë: që i quajti apostuj, që të qëndronin me të e t'i dërgonte të predikonin, 15duke u dhënë pushtet për të dëbuar djajtë. 16Ja të dymbëdhjetët#3.16 disa dorëshk. nuk përmbajnë: Ja të dymbëdhjetët: Simoni, të cilit i vuri emrin Pjetër, 17Jakobi, biri i Zebedeut, e Gjoni, vëllai i Jakobit, të cilëve u vuri emrin Boanerges, që do të thotë «bijtë e bubullimës», 18Andrea e Filipi, Bartolomeu e Mateu, Thomai e Jakobi, biri i Alfeut, Tadeu, Simon Kananiti 19e Judë Iskarioti, ai që e tradhtoi.
Jezui dhe Beelzebuli
(Mt 12.22-32; Lk 11.14-23; 12.10)
20Pastaj Jezui shkoi në një shtëpi dhe përsëri u mblodh një turmë, sa nuk mundën as të hanin bukë. 21Kur e morën vesh këtë gjë, të afërmit e tij erdhën ta merrnin, sepse thoshin: «Nuk është në vete». 22Por shkruesit që kishin ardhur nga Jerusalemi thoshin: «Ka Beelzebulin brenda dhe i dëbon djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve».
23Jezui i thirri pranë vetes e filloi t'u fliste me shëmbëlltyra: «E si është e mundur që Satani të dëbojë Satanin? 24Nëse një mbretëri është e përçarë, kjo mbretëri nuk mund të qëndrojë më këmbë. 25Dhe nëse një shtëpi është e përçarë, kjo shtëpi nuk mund të qëndrojë më këmbë. 26Nëse Satani është ngritur kundër vetes dhe është përçarë, nuk mund të qëndrojë më këmbë, por ka marrë fund. 27Por askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e një njeriu të fortë e ta plaçkitë nëse nuk e ka lidhur më parë të fortin. Vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.
28Me të vërtetë po ju them se gjithçka do t'u falet bijve të njerëzve, edhe mëkatet që kanë bërë, edhe fyerjet ndaj Perëndisë, 29por kushdo që fyen Shpirtin e shenjtë, nuk do të falet në amshim. Ai është fajtor me mëkat të amshuar».
30Jezui i tha të gjitha këto, sepse ata thoshin: «Është i pushtuar nga një shpirt i ndyrë».
E ëma dhe vëllezërit
(Mt 12.46-50; Lk 8.19-21)
31Ndërkaq erdhën e ëma dhe vëllezërit e tij. Ata u ulën përjashta dhe dërguan dikë për ta thirrur. 32Një turmë rrinte ulur rreth tij e dikush i tha: «Nëna jote, vëllezërit e tu e motrat janë përjashta e po të kërkojnë». 33Ai iu përgjigj: «Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?». 34Pastaj vështroi ata që ishin ulur rreth tij e tha: «Ja nëna ime e vëllezërit e mi. 35Kushdo që bën vullnetin e Perëndisë është vëllai im, motra ime e nëna ime».

Currently Selected:

Marku 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy