Ura për tek Esteri预览

Ura për tek Esteri

57天中的第36天

Ester 6:1-3

Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t’i sillnin librin e ngjarjeve për t’u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.

U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.

Atëherë mbreti pyeti: «Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeut për këtë?». Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: «Nuk u bë asgjë për të».

Përralla përpara gjumit

Libri i Esterit nuk është për Esterin, nuk është për Mardokeun dhe as për Hamanin; është për Perëndinë. Perëndia, i Cili sundon jetën tonë dhe kontrollon çdo detaj të saj, është sovran. Ai është i lirë të vendosë se si do të drejtojë çdo gjë në këtë botë.

Shpesh habitemi me mënyrën se si Ai sundon. Duket sikur njerëzit e ligj favorizohen, ndërsa të mirët dhe besnikët harrohen. Hamani po merrte të gjitha nderimet dhe ngritjet në detyrë, edhe pse po planifikonte një masakër. Mardokeu e sakrifikoi veten dhe u përpoq të nderonte Perëndinë, por ndërkohë po planifikohej vrasja e tij. Mbase e gjeni veten duke menduar pyetje të tilla në lidhje me sovranitetin e Perëndisë. Nuk jeni i pari, dhe me siguri, as i fundit.

Në historinë e Esterit Perëndia na jep një përgjigje për këto pyetje të vështira. Ai na kujton: “Edhe kur gjërat duken sikur po përkeqësohen, sërish, Unë po i mbaj të gjitha në dorën Time”. Pikërisht një natë para se Hamani të vriste Mardokeun, mbreti nuk mund të flinte. Ai nuk e kuptoi që Perëndia po e mbante zgjuar. As Esteri nuk e kuptoi që Perëndia po u përgjigjej lutjeve të saj përmes një “përralle përpara gjumit”. Ndërsa Hamani po ëndërronte për një hakmarrje të ëmbël, Perëndia po vepronte për ta kthyer planin e tij në një makth. Në vend që të nanuritej për gjumë, shkrimet e shërbëtorit e zgjuan edhe më. Pyetja e tij ishte: “Çfarë shpërblimi i kam dhënë Mardokeut?”. Përgjigjja e shqetësoi mbretin. Ai u ndje i turpëruar që një shërbëtori kaq besnik, nuk i ishte dhënë kurrë një shpërblim i denjë. Ai ishte i vendosur që ta rregullonte këtë gjë sa më shpejt të ishte e mundur.

A e shikoni Perëndinë në veprim këtu? Një “falënderim” që ishte harruar katër vite më parë, u bë mënyra e Perëndisë për të shpëtuar një jetë njerëzore. Kjo nuk duhet të bëjë që ne të harrojmë të themi “faleminderit” kur duhet, por duhet të na mësojë t’i besojmë Perëndisë, edhe kur jeta nuk duket e drejtë. Lëreni Perëndinë t’u japë përgjigje pyetjeve të vështira dhe të ndreqë trajtimin e padrejtë. Ai është Sunduesi dhe mënyra e rrugët e Tij janë të përkryera.

Mbase kohët e fundit nuk u vlerësuat pasi bëtë diçka të admirueshme. Mos u trishtoni. Mund të ketë kaluar pa u vënë re. Por, edhe kur ndodh diçka e tillë, të jini të sigurt që Perëndisë nuk i kalon asgjë pa e vënë re. Dhe Ai nuk do t’i harrojë veprat tuaja të dashurisë, ashtu sikurse Mardokeu do ta zbulonte së shpejti. Ai nuk i harron as veprat tuaja të liga. Hamani mendoi që ishte i sigurt, por Perëndia kishte një plan tjetër.

读经计划介绍

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More