Çdo ditë me radhëПример

«Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin» (Fja. 29:18).
Pjesa e parë e vargut të sotëm është: «Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar». Kjo kuptohet zakonisht se njerëzit duhet të kenë qëlime për të cilat punojnë. Ata duhet të kenë një program të përcaktuar në mendje me një ide të qartë të rezultateve të dëshiruara dhe hapave që çon atje.
Por fjala vizion këtu do të thotë «një zbulim nga Perëndia». Dhe fjala «i shfrenuar» (ang. perish) do të thotë «t'i heqësh kufizimet». Pra, mendimi është se kur Fjala e Perëndisë nuk njihet dhe respektohet, njerëzit tërbohen.
Dallimi gjendet në pjesën e dytë të vargut: «Lum ai që respekton ligjin». Me fjalë të tjera, shtegu i bekimit gjenden në bindjen ndaj vullnetit të Perëndisë siç e gjejmë në Bibël.
Le të mendojmë për pjesën e parë të vargut. Kur njerëzit e braktisin njohjen për Perëndinë, ata bëhen të shfrenuar në sjelljen e tyre. Supozo, për shembull, se një komb largohet nga Perëndia dhe shpjegon gjithçka mbi bazën e proceseve evolucionare. Kjo do të hotë se njeriu është thjesht rezultat i proceseve natyrore dhe jo krijimi i një Qenie të mbinatyrshme. Nëse do të ishte kështu, atëherë nuk ka asnjë bazë për standardet etike. E tërë sjellja tonë është rezultat i pashmangshëm i shkaqeve natyrore. Siç ka treguar Lunn dhe Lean në «Moralizmi i ri», «Nëse qeliza e parë e gjallë evoluoi thjesht nga procese natyrore mbi sipërfaqen e një planeti të pajetë, nëse mendja e njeriut është po ashtu produkt i forcave natyrore dhe materiale si një vullkan, është po aq e paarsyeshme të dënosh politikanët e Afrikës së Jugut për aparteid, sesa të dënosh një vullkan që të gufojë lavë».
Nëse refuzohet Fjala e Perëndisë, atëherë nuk ka standarde absolute të së drejtës dhe të gabuarës. E vërteta etike varet mbi individët ose grupet që i forcojnë ato. Njerëzit bëhen gjykatës të vetë sjelljes së tyre. Filozofia e tyre është: «Nëse e ndien mirë, bëje». Fakti se «kushdo po bën këtë veprim» është tërë justifikimi që duhet.
Kështu njerëzit i heqin kufizimet. Ata e lëshojnë veten në kurvëri, kurorëshkelje dhe homoseksualizëm. Krimi dhe dhuna rriten në proporcion alarmues. Korrupsioni përhapet kudo në biznes dhe qeveri. Gënjeshtra dhe mashtrimi bëhen forma sjelljeje të pranueshme. Fabrika e shoqërisë shpërbëhet.
«...por lum ai që respekton ligjin» Edhe kur pjesa tjetër e botës i kalon kufijtë, individi besimtar mund ta gjejë jetën e mirë duke i besuar dhe iu bindur Fjalës së Perëndisë. Kjo është rruga e vetme ku duhet të shkojmë.

Священное Писание
Об этом плане

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Планы, относящиеся к теме

Христианин - это моя сущность, а спортсмен — это то, чем я занимаюсь.

Мир посреди паники. 7 дней с Псалмами.

Когда сердце одиноко: 7 библейских историй надежды

Дружба в браке. Как ее достичь за 5 дней?

Маленькие женщины с большой верой. 6 героинь Библии

Кто я? Божья истина о моей идентичности

Продолжай идти по воде!

Нагорная проповедь. Заповеди блаженства.

Послушай меня, мое дитя…Как наставлять, чтобы дети слышали?