MATTHEUT 3

3
KAPTINA III.
1Edhe nd’ato ditt vien Gjionn pagëzori, tue predikuem ndë shkreti të Iudesë,
2e tue thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet.
3Sepse kyi asht’ ai qi u fol prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Zan’ i ati qi bërtet ndë shkreti. Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”.
4Edhe ai Gjionni kishte të veshunit’ e vet prei qimesh kamillesë, edhe bres likure për miedis të vet; edhe ushqim’ i ati ishte karcaleca, edhe mialtë të egër.
5Atëherë dilte jashtë tek ai Ierusalema, edhe gjithë Iudea, edhe gjithë nahia e Iordanit.
6Edhe pagëzoheshinë prei ati ndë Iordan, tue rrëfyem fajet’ e veta.
7Edhe kur pa se po vijshinë shumë vetë prei Fariseish, e prei Saddukeish mbë pagëzimt të vet, u tha atyneve: Këlysh gjarpinjsh, cilli u diftoi juve me ikunë prei zemërimit qi vien?
8Bani pra pemë të vëjefshuna për pendim,
9edhe mos u duketë juve me thanë me vetëhenë tuei, se: Kena at’ Abrahaminë, sepse po u thom juve, se Perëndia mundetë me i ngritunë dielm Abrahamit prei këtyne gurëvet.
10E tashti edhe sopata rri përmbi rrajët të druvet: çdo dru pra qi s’ban pemë të mirë, pritet’ edhe hidhetë ndë ziarrm.
11Un’ u pagëzoj juve me ujë për pendim, por ai qi vien mbas meje, ashtë ma i fortë se unë, të cillit s’jam i zoti me i mbaitunë këpucëtë; ai do t’u pagëzojë juve me Shpirtinë Shenjt, edhe me ziarrm.
12Ai ka terplotënë n’dorë të vet, edhe ka me qiruem lamën’ e vet, edhe ka me mbëledhunë grunin’ e vet ndë grunart, por kashtënë ka me e diegunë me ziarrm të pa-shuem.
13Atëherë Iesui vien prei Galilesë ndë Iordan te Gjionni, për me u pagëzuem prei ati.
14Por Gjionni e përmbante, tue thanë: Unë kam nevojë me u pagëzuem prei teje, e ti vien tek unë?
15Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Lenë tashti, sepse kështu na duhetë me mbushunë çdo dreitëni. Atëherë e len.
16Edhe Iesui si u pagëzue, përnjiherë duel prei ujit; edhe qe tek iu hapnë qilltë, edhe pa Shpirtin’ e Perëndisë porsi pullump tue sdrypun’ e tue ardhunë mbi atë.
17Edhe qe tek u ndëgjue nji za prei qillsh, qi thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva.

Terpilih Sekarang Ini:

MATTHEUT 3: DHRGKK72

Highlight

Kongsi

Salin

None

Ingin menyimpan sorotan merentas semua peranti anda? Mendaftar atau log masuk

YouVersion menggunakan kuki untuk memperibadikan pengalaman anda. Dengan menggunakan laman web kami, anda menerima penggunaan kuki kami seperti yang diterangkan dalam Polisi Privasi kami