1
Jozuehu 6:2
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Atëherë ZOTI i tha Jozuehut: «Ja, Jerikonë po ta dorëzoj ty, me gjithë mbretin e luftëtarët e saj.
比較
Jozuehu 6:2で検索
2
Jozuehu 6:5
Kur të tingëllojë briri i dashit, sapo të dëgjohet tingulli i borisë, i gjithë populli të lëshojë një britmë të madhe. Muret e qytetit do të shemben dhe populli do të vërsulet nga çdo anë drejt qytetit».
Jozuehu 6:5で検索
3
Jozuehu 6:3
Të gjithë ju do të marshoni përreth qytetit një herë në ditë. Kështu do të bëni për gjashtë ditë.
Jozuehu 6:3で検索
4
Jozuehu 6:4
Shtatë priftërinj do të shkojnë përpara arkës, duke mbajtur shtatë bori prej briri dashi. Ditën e shtatë do të marshoni shtatë herë rreth qytetit dhe priftërinjtë do t'u bien borive.
Jozuehu 6:4で検索
5
Jozuehu 6:1
Jerikoja ishte fortifikuar dhe i kishte mbyllur portat për shkak të izraelitëve. Askush nuk hynte e askush nuk dilte nga qyteti.
Jozuehu 6:1で検索
6
Jozuehu 6:16
Herën e shtatë, kur priftërinjtë u ranë borive, Jozuehu i tha popullit: «Lëshoni kushtrimin! ZOTI jua ka dhënë juve qytetin.
Jozuehu 6:16で検索
7
Jozuehu 6:17
Qyteti e gjithçka brenda tij është e mallkuar e do të shfaroset për nder të ZOTIT. Vetëm lavirja Rahabë dhe të gjithë ata që do të gjenden me të në shtëpi do të mbeten gjallë, sepse ajo fshehu lajmëtarët që patëm dërguar.
Jozuehu 6:17で検索