Çdo ditë me radhëCampione

«Nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme» (Marku 10:29, 30).
Investimi më i madh i të gjithëve është ta investosh jetën për Jezus Krishtin. Konsideratat e rëndësishme në çdo investim janë siguria e kapitali fillestar dhe norma e fitimit. Duke e gjykuar mbi këtë bazë, asnjë investim nuk mund të krahasohet me jetën që jetohet për Perëndinë. Kapitali është absolutisht i sigurt, pasi Ai është në gjendje që ta ruajë atë që i kemi besuar atij (2 Tim. 1:12). Sa për të ardhurat, habitesh nga hapësira e pafund e saj.
Në pjesën sot, Zoti Jezus premton të kthejë njëqindfish. Kjo përbën 10.000% normë interesi – diçka që është e padëgjuar në botë. Por kjo nuk është e gjitha!
Atyre që kanë lënë rehatinë e shtëpisë për t'i shërbyer Zotit Krisht u janë premtuar ngrohtësia dhe lehtësitë e shumë shtëpive, ku atyre u tregohet mirësia e Perëndisë për hirin e Jezusit.
Atyre që heqin dorë nga kënaqësitë e martesës dhe të një familjeje ose që presin lidhje të tjera tokësore të ndjeshme për hirin e Ungjillit, u janë premtuar një familje në mbarë botën, shumë prej të cilëve bëhen, në fakt, më të afërm se farefisi.
Atyre që lënë toka u janë premtuar toka. Ata lënë pas privilegjin e zotërimit të disa hektarëve pasuri të patundshme dhe fitojnë privilegjin jashtëzakonisht më të madh të marrjes së vendeve dhe madje kontinenteve për Emrin e çmuar të Jezusit.
Atyre u janë premtuar edhe përndjekje. Në fillim kjo duket si një notë e zymtë në një simfoni të harmonishme. Por Jezusi i përfshin përndjekjet si një kthim pozitiv në investimin e dikujt. Të ndash dhunën [turpin] e Krishtit është një pasuri më e madhe se të gjitha thesaret e Egjiptit (Heb. 11:26).
Këta janë dividendët e kësaj jete. Më pas Zoti shton: «...dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme». Kjo e hedh vështrimin te jeta e përjetshme në plotësinë e saj. Edhe pse jeta e përjetshme është një dhuratë e marrë nëpërmjet besimit, do të ketë kapacitete të ndryshme të gëzimit të saj. Ata që kanë lënë çdo gjë për të ndjekur Jezusin do të ndajnë një shkallë më të madhe të shpërblimit në Sheshin e Qytetit.
Kur konsiderojmë fitimet e pakrahasueshme nga një jetë e investuar për Perëndinë, është e çuditshme që nuk marrin pjesë më shumë njerëz. Investitorët mund të jenë tejet mendjehollë kur bëhet fjalë për fonde dhe obligacione, por çuditërisht të trashë kur bëhet fjalë për investimin më të mirë të të gjithëve.

Scrittura
Riguardo questo Piano

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al