Logo de YouVersion
Icono de búsqueda

MATTHEUT Krej 14.

Krej 14.
1Nd’ atë kohë Irodhi katrurdhërsi dëgjoj zërin’e Jisujt,
2Edhe u tha shërbëtorëvet të ti: “Kyj është Joann Pagëzori; ay është ngjallurë nga të vdekuritë, edhe përandaj punonenë çudia nga ay.”
3Sepse Irodhi zuri Joanninë, edhe e lidhi, edhe e vuri ndë burk, për Irodhiadhënë gruan’e Filippit të vëllat;
4Sepse Joanni i thoshte ati, se “Nuk’ ësht’e udhësë ta kesh ti atë”.
5Edhe donte ta vriste atë, po kishte frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë për profit.
6Edhe kur bënej të festuarët’ e ditësë të lindurit Irodhit, e bija e Irodhiadhësë karxeu ndë mest, edhe i pëlqeu Irodhit.
7Përandaj iu zotua asaj me be t’i apë ç’të lypte.
8Edhe ajo, si u mësua prej s’ëmësë, thotë: “Epmë kryet’e Joann Pagëzorit këtu mbë këtë talure”.
9Edhe mbëretit i erdhi keq; po për betë që bëri, edhe për ata që ishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me atë, urdhëroj t’i epetë.
10Edhe dërgoj e i preu kryetë Joannit ndë burgut.
11Edhe kryet’ e ati u pru mbë një talure, e iu dha vashësë; edhe ajo ia pruri s’ëmësë.
12Edhe erthnë nxënësit’e ati, e ngritnë trupinë, edhe e kallnë ndë varr; pastaj erthnë e i dhanë zë Jisujt.
13Edhe Jisuj, kur dëgjoj, iku andej me lundrë mbë një vënt të shkretë veçanë; edhe gjëndëja kur dëgjuanë i vanë prapa këmbë nga qytetetë.
14Edhe [Jisuj] kur dolli, pa shumë gjëndëje, edhe iu dhëmp për ata, edhe shëroj të sëmurët’ e atyre.
15Edhe si u ngrys, i erthnë përanë nxënësit’ e ati, e i thanë, se “Vëndi ësht’ i shkretë, edhe koha ndashti ka shkuarë; lësho gjëndëjenë, që të venë ndëpër krye-fshatërat të blenjën të ngrëna për vetëhen’e tyre”.
16Po Jisuj u tha atyre: “Nukë kanë nevojë të venë; epuni ju atyre të hanë”.
17Edhe ata i thon’ati: “Nukë kemi këtu veç pesë bukë edhe dy pishq”.
18Edhe ay tha: “Bimini mua ato këtu”.
19Edhe urdhëroj gjëndëjenë të rrijnë përmbi barërat, edhe mori pesë bukët’ e dy pishqetë, edhe ngriti sytë përpietë ndë qiell e bekoj; edhe passi i theu, u dha bukëtë nxënësëvet, edhe nxënësitë gjëndëjesë.
20Edhe hëngrrë të gjithë e u nginjënë; edhe ngritnë tepëricën’e copavet, dy-mbë-dhietë kosha plot.
21Edhe ata që hëngrrë ishinë sindonja pesë mijë burra, veç gravet e çunavet.
22Edhe përnjëherë [Jisuj] shtrëngoj nxënësit’e ti të hynjënë ndë lundrët, edhe të shkonjënë përtej më përpara se ay, gjersa të lëshonjë gjëndëjenë.
23Edhe si lëshoj gjëndëjenë, hipi ndë malt veçanë që të faletë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie.
24Edhe lundra ishte ndashti ndë mest të detit, tuke përpjekurë nga valëtë; sepse era ishte kundrë.
25Edhe mbë të katërtënë ruajtien’ e natësë Jisuj vate tek ata, tuke ecurë përmbi det.
26Edhe nxënësitë kur e panë tuke ecurë përmbi det, u trëmpnë e thanë, se “Është hije”; edhe nga frika bërtitnë.
27Po Jisuj përnjëherë u foli atyre, tuke thënë: “Kini zëmërë, unë jam, mos u frikësoni”.
28Edhe Pietri u përgjeq e tha: “Zot, ndë je ti, urdhëro-më të vinj te ti mbi ujërat”.
29Edhe ay tha: “Eja”. Edhe Pietri sbriti nga lundra, e eci mbi ujërat, që të vinjë te Jisuj.
30Po kur pa erënë të fortë, u frikësua; edhe si zuri të kridhetë, bërtiti, tuke thënë: “Zot, shtëpo-më”.
31Edhe Jisuj përnjëherë ngjati dorënë, edhe i tha: “O besë-pak, përse qe me dy mëndëje?”
32Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoj era.
33Edhe ata që ishinë ndë lundrët erthnë e iu falnë ati, tuke thënë: “Me të vërtetë je bir Perëndie”.
34Edhe si shkuanë përtej erthnë ndë dhet Gjennisaret. Edhe njerëzit’ e ati vëndi, kur e njohnë, dërguanë ndëpër gjith’ ato anë edhe i prunë ati gjith’ ata që kishinë keq.
35Edhe i luteshin’ ati të prekënë cepin’ e rrobës’ati vetëmë; edhe sa vetë e preknë, u shëruanë.

Actualmente seleccionado:

MATTHEUT Krej 14.: DERKK79

Destacar

Compartir

Copiar

None

¿Quieres tener guardados todos tus destacados en todos tus dispositivos? Regístrate o inicia sesión