YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 132

132
1Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
2ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
3"Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
4nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
5derisa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
6Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
7Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
8Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
9Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
10Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
11Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendshmeve të tua.
12Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
13Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
14"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
15Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfrit e tij;
16do t'i vesh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
17Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
18Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

Currently Selected:

Psalmet 132: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy