YouVersion Logo
Search Icon

2 i Samuelit 22

22
1Davidi i drejtoi Zotit fjalët e këtij kantiku ditën që Zoti e çliroi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha:
2"Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im,
3Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna!
4Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet, dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi.
5Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar.
6Dhembjet e Sheolit më kishin zënë dhe lakun e vdekjes e kisha para syve.
7Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.
8Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim.
9Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.
10Ai i uli qiejt dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij.
11Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.
12Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
13Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij.
14Zoti gjëmoi në qiejt dhe Më i Larti bëri të dëgjohet zëri i tij.
15Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau.
16Atëherë doli shtrati i detit dhe themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me erën që shfrynë, fejzat e hundës së tij.
17Ai nga lart shtriu dorën dhe më kapi, më nxori nga ujërat e mëdha.
18Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë
19Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im,
20ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej.
21Zoti më ka shpërblyer sipas së drejtës sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
22sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im.
23Sepse kam mbajtur para vetes të gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij.
24Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
25Prandaj Zoti më ka dhënë sipas së drejtës sime, sipas pastërtisë sime përpara syve të tij.
26Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë;
27ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.
28Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t'i ulur.
29Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndriçon terrin tim.
30Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur.
31Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai.
32Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë?
33Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.
34Ai i bën këmbët e mia si ato të drerit dhe më bën të mbahem mirë në vendet e mia të larta.
35Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi.
36Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
37Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe këmbët e mia nuk kanë ngurruar në këtë rast.
38Unë i kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam shkatërruar, nuk jam kthyer prapa para se t'i shfarosja.
39I kam shkatërruar dhe shtypur, dhe ata nuk kanë mundur më të ngrihen kundër meje; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
40Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje;
41bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin.
42Ata shikuan, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre.
43Unë i thërrmova si pluhuri i tokës, i copëtova dhe i shkela si balta e rrugëve.
44Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
45Bijtë e të huajve më nënshtrohen mua; sa më dëgjojnë, më binden.
46Bijtë e të huajve kanë humbur guximin, kanë dalë duke u dridhur nga fortesat e tyre.
47Rroftë Zoti! Qoftë e bekuar Fortesa ime! U lartësoftë në qiell Perëndia, Fortesa e shpëtimit tim!
48Është Perëndia që hakmerret për mua, që më nënshtron popujt,
49dhe më liron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu i furishëm.
50Prandaj, o Zot, do të të kremtoj midis kombeve dhe do të këndojë lavdinë e emrit tënd.
51Lirime të mëdha i siguron mbretit të tij, sillet dashamirës me të vajosurin, me Davidin dhe me pasardhësit e tij përjetë".

Currently Selected:

2 i Samuelit 22: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy