YouVersion Logo
Search Icon

Gjoni 17

17
Lutja e Jezuit
1Si tha këto, Jezui ngriti sytë drejt qiellit e tha: «O Atë, erdhi ora. Përlëvdoje Birin tënd që edhe Biri të të përlëvdojë ty. 2Ti i ke dhënë pushtet mbi çdo njeri, në mënyrë që edhe ai t'u japë jetën e amshuar të gjithë atyre që ti i ke dhënë. 3Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove. 4Unë të kam përlëvduar mbi tokë duke kryer veprën që më dhe të bëj. 5E tani, më përlëvdo ti, o Atë, në praninë tënde, me lavdinë që kisha pranë teje, përpara se të bëhej bota.
6Emrin tënd ua shfaqa njerëzve që ti më dhe nga kjo botë. Ishin të tutë, ti m'i ke dhënë dhe e kanë mbajtur fjalën tënde. 7Tani ata e dinë se gjithçka që më ke dhënë është prej teje, 8sepse fjalët që më dhe mua ua dhashë atyre. Ata i pranuan, kuptuan se unë kam dalë me të vërtetë prej teje dhe besuan se ti më dërgove. 9Unë po lutem për ta. Nuk po lutem për botën, por për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë. 10Gjithçka e imja është e jotja dhe gjithçka e jotja është e imja dhe në ta jam përlëvduar.
11Unë nuk jam më në botë. Ata janë në botë, ndërsa unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, ruaji në emrin tënd, në emrin që më dhe mua, që të jenë një, sikurse ne. 12Kur isha me ta#17.12 dorëshk. të tjera edhe: në botë, i ruaja në emrin tënd, në emrin që ti më dhe. I mbrojta dhe asnjë prej tyre nuk humbi, përveç birit të humbjes që të përmbushet Shkrimi.
13Tani po vij te ti dhe këto gjëra i them në botë, që ta kenë të plotë gëzimin tim në veten e tyre. 14Unë u dhashë atyre fjalën tënde dhe bota i urreu, sepse ata nuk janë nga bota, sikurse dhe unë nuk jam nga bota.
15Nuk të kërkoj t'i heqësh nga bota, por t'i ruash nga i ligu. 16Ata nuk janë nga bota, sikurse dhe unë nuk jam nga bota. 17Shenjtëroji me të vërtetën; fjala jote është e vërteta. 18Sikurse ti më dërgove mua në botë, ashtu edhe unë i dërgova ata në botë. 19Unë e shenjtëroj veten time për ta, që edhe ata të jenë të shenjtëruar me të vërtetën.
20Nuk të lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua nëpërmjet fjalës së tyre, 21kështu që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty, edhe ata të jenë në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.
22Unë u dhashë atyre lavdinë që ti më dhe, që të jenë një sikurse edhe ne jemi një. 23Unë jam në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota të kuptojë se ti më dërgove dhe se i ke dashur ata ashtu siç më ke dashur edhe mua.
24O Atë, dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që të shohin lavdinë time, që ti ma ke dhënë, sepse më ke dashur përpara se të krijohej bota. 25O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, por unë të kam njohur dhe këta e dinë se ti më dërgove. 26Ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jetë në ta, sikurse dhe unë jam në ta».

Currently Selected:

Gjoni 17: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy