YouVersion Logo
Search Icon

2 Korintasve 2

2
1Kështu vendosa të mos kthehem te ju, që të mos trishtoheni përsëri. 2Nëse unë ju trishtoj, nga kush pres të marr gëzim, nga ata që kam trishtuar? 3Ju shkrova kështu me qëllim që, kur të vija, të mos trishtohesha nga ata që duhej të më gëzonin. Unë jam i bindur se, kur gëzohem unë, gëzoheni edhe ju të gjithë. 4Ju shkrova me pikëllim të madh, me ankth në zemër e me lot, jo për t'ju trishtuar, por që të njihni dashurinë e madhe që kam për ju.
Falja e fajtorit
5Nëse dikush ka trishtuar dikë, nuk më ka trishtuar mua, por deri diku, pa e tepruar, të gjithë ju. 6Këtij njeriu i mjafton dënimi që mori nga shumica, 7prandaj ju, përkundrazi, duhet ta falni e ta ngushëlloni, që të mos e pushtojë një trishtim më i madh. 8Kështu, ju porosis që të tregoni dashuri ndaj tij.
9Prandaj ju shkrova, që t'ju vija në provë e të shihja a bindeni në gjithçka. 10Atij që do t'i falni ndonjë faj, ia fal edhe unë. Prandaj edhe unë, kur kam falur ndonjë faj, nëse më është dashur të fal, këtë e kam bërë për ju para Krishtit, 11që të mos dalë i fituar Satani. Ne i njohim mirë synimet e tij.
Pali në Troadë
12Kur arrita në Troadë për të shpallur ungjillin e Krishtit, megjithëse Zoti më hapi një derë për të predikuar, 13nuk kisha prehje në shpirt, se nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim. Atëherë u ndava prej tyre dhe shkova në Maqedoni.
14Por i qofsha falë Perëndisë që na bën gjithmonë ngadhënjimtarë përmes Krishtit dhe që, përmes nesh, përhap njohjen e Krishtit si aromë të këndshme në çdo vend. 15Ne jemi aroma e këndshme e Krishtit, që i kushtohet Perëndisë dhe përhapet ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që shkojnë në humbje. 16Për këta të fundit është aromë vdekjeje dhe çon në vdekje, ndërsa për të tjerët është aromë jete dhe çon në jetë.
Kush është i aftë ta përmbushë këtë detyrë? 17Ne nuk jemi si shumë të tjerë që bëjnë tregti me fjalën e Perëndisë, por flasim me sinqeritet para Perëndisë, si të dërguar prej tij përmes Krishtit.

Currently Selected:

2 Korintasve 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy