YouVersion Logo
Search Icon

1 Gjonit 5

5
Besimi, fitorja mbi botën
1Kush beson se Jezui është Krishti, ka lindur prej Perëndisë dhe kush e do të atin, do edhe fëmijët e tij. 2Ja si e dimë se i duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij. 3Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda, 4sepse kush ka lindur prej Perëndisë e mund botën dhe fitorja që mundi botën është besimi ynë. 5Kush e mund botën? Vetëm ai që beson se Jezui është Biri i Perëndisë.
Dëshmia për Birin
6Jezu Krishti është ai që erdhi nëpërmjet ujit të pagëzimit të tij dhe nëpërmjet gjakut të vdekjes së tij në kryq, jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Ai që dëshmon është Shpirti dhe ai është e vërteta. 7Tre janë ata që dëshmojnë#5.7 dorëshk. të tjera edhe: në qiell: Ati, Fjala dhe Shpirti i shenjtë dhe këta të tre janë një: 8Shpirti, uji e gjaku, dhe që të tre japin të njëjtën dëshmi.
9Ne pranojmë dëshminë e njerëzve, por dëshmia e Perëndisë është më e madhe dhe ajo është dëshmia që dha për Birin e tij. 10Ai që beson në Birin e Perëndisë e ka këtë dëshmi. Ai që nuk beson në Perëndinë, e ka bërë atë gënjeshtar, pasi nuk i ka besuar dëshmisë që Perëndia dha për Birin e vet. 11Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e amshuar dhe kjo jetë është në Birin e tij. 12Ai që ka Birin, ka jetën. Ai që nuk e ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën.
Jeta e amshuar
13Këto gjëra jua shkrova juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, në mënyrë që ta dini se keni jetën e amshuar#5.13 dorëshk. të tjera edhe: dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë. 14Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon. 15Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.
16Nëse dikush shikon vëllanë e vet të bëjë mëkat që nuk të çon në vdekje, le t'i lutet Perëndisë dhe ai do t'i japë jetë. Këtë e them për ata që nuk bëjnë mëkate që të çojnë në vdekje. Ka edhe mëkat që të çon në vdekje, por nuk ju them të luteni për këtë mëkat. 17Çdo padrejtësi është mëkat, por ka edhe mëkate që nuk të çojnë në vdekje.
18E dimë se kush ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton, sepse atë e ruan Biri i Perëndisë#5.18 ose: ai që lindi nga Perëndia dhe i ligu nuk mund ta prekë. 19Ne e dimë se jemi prej Perëndisë dhe se e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut. 20Dimë edhe se Biri i Perëndisë erdhi e na dha dijen për të njohur Perëndinë e vërtetë. Ne jemi të bashkuar me Perëndinë e vërtetë përmes Birit të tij Jezu Krisht. Ky është Perëndia i vërtetë dhe jeta e amshuar.
21Bijtë e mi, ruani veten nga idhujt.

Currently Selected:

1 Gjonit 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy