Çdo ditë me radhëBeispiel

Çdo ditë me radhë

Tag 25 von 366

«Perëndia është dashuri» (1 Gjonit 4:8).

Ardhja e Krishtit solli një fjalë të re për dashurinë në gjuhën greke – agape. Tashmë kishte një fjalë për dashuri miqësore (philia) dhe një për dashuri të pasionuar (eros), por nuk kishte asnjë fjalë për të shprehur atë lloj dashurie që Perëndia e tregoi duke dhënë Birin e Tij të vetëmlindur dhe që u bën thirrje njerëzve të Tij për ta shfaqur ndaj njëri-tjetrit.

Kjo është një dashuri tjetër për njerëzit e kësaj bote, një dashuri me përmasa të reja. Dashuria e Perëndisë nuk kishte asnjë fillim dhe nuk mund të ketë asnjë mbarim. Ajo është një dashuri që nuk ka kufi, që nuk mund të matet kurrë. Ajo është absolutisht e pastër, pa asnjë njollë lakmie. Ajo është sakrifikuese, që nuk e merr kurrë parasysh çmimin. Dashuria e shfaq veten në të dhënët, sepse lexojmë: «Perëndia e deshi aq botë, sa dha...» dhe «Edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne...». Dashuria kërkon pareshtur të mirën e të tjerëve. Ajo shtrihet si tek antipatiku, ashtu edhe tek i këndshmi. Ajo shtrihet si tek armiqtë e saj, ashtu edhe te miqtë. Ajo nuk tërhiqet nga ndonjë denjësi apo virtyt që musnd të ketë objekti i saj, por vetëm nga mirësia e dhuruesit. Ajo është plotësisht bujare, duke mos kërkuar kurrë asgjë si shpërblim dhe nuk i shfrytëzon kurrë të tjerët për avantazhe personale. Ajo nuk mban një listë të gabimeve, por hedh një vello të dashur mbi një shumicë mospërfilljesh dhe fyerjesh. Dashuria e shpërblen çdo harbutëri me mirësi dhe lutet për ata që duan të jenë vrasësit e saj. Dashuria mendon gjithnjë për të tjerët, duke i vlerësuar ata më mirë se veten.

Por dashuria mund të jetë e fortë. Perëndia i ndreq ata të cilët i do. Dashuria nuk mund ta tolerojë mëkatin, pasi mëkati është i dëmshëm dhe shkatërrues dhe dashuria dëshiron që të mbrojë objektin e saj nga e keqja dhe shkatërrimi.

Shfaqja më e madhe e dashurisë së Perëndisë ishte dhënia e Birit të Tij të dashur për të vdekur për ne në kryqin e Kalvarit.

Kush mund ta mat, o Zot, dashurinë tënde,
atë dashuri që shtypi për ne Thesarin e saj,
Atë në të cilin ishte gjithë kënaqësia jote,
Krishtin, Birin tënd të dashurisë?
(Allaben)

Die Heilige Schrift

Über diesen Leseplan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al